• Kjo është letra e plotë e De Biasit që e përloti italianin: Asgjë nuk e shkëput lidhjen time me kombin tonë! (VIDEO)

    Trajneri Gianni de Biasi ka dhënë sot dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares shqiptare të futbollit. Pas njoftimit të djeshëm se nuk do të rinovonte kontratën në fund të edicionit, sot italiani ka dalë në një konferencë për shtyp bashkë me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, duke bërë me dije mbylljen e bashkëpunimit Ai e ka lexuar një letër ku nuk kanë munguar lotët dhe emocioni i tij. De Biasi është trajneri më i suksesshëm i Kombëtares dhe arriti ta dërgojë në Kampionat Evropian.

  • Nderpritet ndeshja Shqiperi-Maqedoni ja qfarë eshte vendosur

    Reshjet e dendura të shiut, të shoqëruara me erë të fortë kanë detyruar që të largohen jo vetëm tifozët nga shkallët e stadiumit, por edhe futbollistët dhe të gjithë të pranishmit në stadiumin e “Loro Boriçi”. Kështu ndeshja është ndërprerë në minutën e 15, dhe do të vazhdojë kështu dhe për 45 minuta Ndeshja do të rifillojë vetëm nëse shiu pushon, në të kundërt ndeshja do të luhet nesër.

  • Historike: Kombëtarja jonë renditet e 36-ta në ranglistën e FIFA-s.

    Kombëtarja e Shqipërisë tashmë është numri 36 në renditjen e FIFA-s. Ekipi shqiptar ka thyer kështu, rekordin e vet. Ky është rezultati më i mirë që kombëtarja kuqezi ka arritur, në të gjitha kohrat dhe përbën një rekord historik për ekipin tonë përfaqësues. Renditja e FIFA-s është publikuar, në faqen zyrtare të institucionit të futbollit botëror. Rezultatet e kombëtares së Shqipërisë, prej gati një viti kanë qenë mjaft pozitive dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e specialistëve dhe mediave të huaja.

Sunday, September 16, 2018

Super goli i Xhakes i sjell fitore Arsenalit (VIDEO)

Granit Xhaka ka shprehur lumturinë e tij në rrjetet sociale pas golit të shënuar ndaj Newcastle United.
Arsenali ka fituar në udhëtim te Newcastle me rezultat 1-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në Ligën Premier.
Njëri nga golat në këtë ndeshje u shënua nga mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka.
Ky gol e ka bërë të lumtur Xhakën, i cili lumturinë e tij për golin dhe tri pikët e ka shprehur në rrjetin social Facebook.
“Xhakaboom është kthyer. Një gol dhe më e rëndësishmja tri pikë më bën shumë të lumtur sonte”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij

Saturday, March 3, 2018

Datat e ndeshjeve të Shqipërisë në Ligën e Kombeve



Është publikuar kalendari i ndeshjeve të Ligës së Kombeve.
Kështu, Shqipëria do të luaj në ndeshjen e parë kundër Izraelit, më 7 shtator, ndërsa ndeshja e kthimit në tetor. Ndërsa ndeshja kundër Skocisë, do të luhet më 10 tetor.
Në Ligën e Kombeve, Shqipëria do të zhvillojë në total 4 ndeshje.
LIGA D / GRUPI 1 :
07/09/2018 20:45 Shqipëri – Izrael
10/09/2018 20:45 Skoci – Shqipëri
14/10/2018 20:45 Izrael – Shqipëri
17/11/2018 20:45 Shqipëri – Skoci

Tuesday, November 14, 2017

Kush janë lojtarët që po e bëjnë Armando Sadikun yll?!

SULEJMAN STAROVA
Shqipëria zhvilloi një ndeshje të mirë. Jo ndeshje pa të meta, por konkrete dhe me personalitet. Luajti futbollin që ne presim dhemori një fitore të merituar. Natyrisht, rezultati është në plan të dytë në kësi rastesh, por kur ke mundësi të fitosh në transfertë, pse të mos e bësh këtë. Mua m’u kujtua fitorja 4-1 e Kombëtares me Hafizin në vitin 1998.
SULEJMAN STAROVA
Shqipëria zhvilloi një ndeshje të mirë. Jo ndeshje pa të meta, por konkrete dhe me personalitet. Luajti futbollin që ne presim dhemori një fitore të merituar. Natyrisht, rezultati është në plan të dytë në kësi rastesh, por kur ke mundësi të fitosh në transfertë, pse të mos e bësh këtë. Mua m’u kujtua fitorja 4-1 e Kombëtares me Hafizin në vitin 1998
Natyrisht, ajo kishte përmasa të tjera, sepse asokohe ishte Turqia e Hakan Shukurit me shokë, ndërsa te ne ishte fillimi i brezit të artë me Lalën, Skelën, Bogdanin etj… Gjithsesi, për t’iu rikthyer ndeshjes, mendoj se lojtarë në superformë si Berisha dhe Roshi jo vetëm diktuan fatet e ndeshjes, por bënë “super” edhe Sadikun që aty në zonë nuk të fal.
PJESA E PARË
Fillimi nuk ishte edhe aq pozitiv. U deshën ndërhyrjet vendimtare të Berishës që të mos pësonim gol dhe të mbanim lart moralin. Natyrisht, Turqia ishte një ekip që linte shumë për të dëshiruar, sepse është në fazë rindërtimi, por po ashtu edhe Shqipëria. Panuçi me të drejtë kishte bërë disa ndryshime dhe nuk zhgënjeu. Personalisht më pëlqen ai. Ka ide të qartë dhe një filozofi loje krejt ndryshe nga De Biazi.
Kjo ndodh sepse Panuçi njeh mentalitetin e kombëtares duke qenë se ka qenë ndihmës i Kapelos. Ndërsa De Biazi as që ia kishte haberin dhe, më pas, bënim atë lojë që bënim… Skuadra shfaqi personalitet, por vertikalizon shumë pak nga qendra drejt sulmuesit kryesor ose aspak. U deshën disa depërtime të Roshit në krah që të “shpikeshin” golat.
Efikasiteti i pasimeve nga qendra lë për të dëshiruar, sepse jo gjithnjë do të kemi përballë mbrojtje të dobëta që nuk lexojnë dot as pasimet nga krahët. Sa i përket pjesës tjetër, mendoj se ishte fantastike. Qarkullim topi, guxim për të sulmuar kundërshtarin dhe, mbi të gjitha, kompaktë- si.
PJESA E DYTË
Kartoni i Memushajt kushtëzoi lojën, por vendosja e mbrojtjes në minutat e para të pjesës së dytë ishte shqetësuese. Kurrsesi nuk mund të jemi në atë gjendje, kur e dimë se kundërshtari është në disavantazh dhe nuk ka asgjë për të humbur. Goli i pësuar që në fillim ishte për të ardhur keq. Më pas skuadra jonë vepron mirë dhe vendoset shkurt. Grezda tregoi se ka potencial, por mbi të gjitha ka kthjelltësi djaloshi. Sinjali i tij ishte i fortë dhe shpresëdhënës.
Pas golit të dytë të Turqisë pritej katenaço e pastër dhe kështu ndodhi. Por megjithatë edhe zëvendësimet ishin të goditura. Panuçi po zbaton filozofinë e tij dhe, duke pasur një grup lojtarësh me disa pika referimi si Berisha, Hysaj apo Roshi, mund të bëjë gjëra vërtet të mira.
Mendoj se në kompleks ishte një ndeshje e mirë, madje në pjesën e parë e shkëlqyer që shërben shumë për të ardhmen. Ngelës është vetëm Memushaj. Nuk i falet një lojtari të Serisë A të veprojë ashtu kur e ka një të verdhë


aton filozofinë e tij dhe, duke pasur një grup lojtarësh me disa pika referimi si Berisha, Hysaj apo Roshi, mund të bëjë gjëra vërtet të mira.
Mendoj se në kompleks ishte një ndeshje e mirë, madje në pjesën e parë e shkëlqyer që shërben shumë për të ardhmen. Ngelës është vetëm Memushaj. Nuk i falet një lojtari të Serisë A të veprojë ashtu kur e ka një të verdhë…

Wednesday, June 28, 2017

Duka zgjedh pasuesin e De Biazit








FSHF duket se e ka përzgjedhur zëvendësin e Xhani De Biazi, teksa “Gazzeta dello Sport” raporton se është Xhankarlo Kamoleze ai që Duka po tenton t’i japë drejtimin e Kombëtares.
Pasi Inzagi ka refuzuar, Kamoleze shihet si alternativa më e përshtatshme dhe i është i ofruar një kontratë deri në fundin e kualifikueseve të EURO 2020, sigurisht që me një klauzolë për vazhdimin e kontratës nëse kualifikohen në turneun më të madh të futbollit evropian për Kombëtare.
Kamoleze më parë ka drejtuar Torinon, aty ku edhe ka spikatur në periudhën 2000-2002.

Seedorf “kandidon” për stolin e Kombëtares


Clarence Seedorf kandidat për stolin e Kombëtares Shqiptare. Ish mesfushori holandez është emri që ka fituar kuota të ndjeshme gjatë orëve të fundit për të pasuar Gianni De Biasin në stolin kuqezi. Seedorf me një karrierë të pasur si lojtar prej tre vjetësh ka nisur rrugëtimin në botën e trajningut dhe emri i tij ngjall jo pak kureshjte pasi përveç eksperiencës, do t’i zgjeronte kufijtë e skuadrës Kombëtare në aspektin e marketingut pasi ai është një nga emrat më të lavdishëm të futbollit holandez.Seedorf pritet të takohet gjatë ditëve të ardhshme me presidentin e FSHF, Armand Duka për një takim në formatin e intervistës. Ky mund të jetë hapi i parë i një bashkëpunimi të mundshëm mes federatës dhe trajnerit holandez. Detajet rreth këtij takimi të planifikuar nuk janë të shumta por Seedorf është padyshim një emër prestigjoz dhe joshës. Si trajner ai e ka nisur karrierën në stolin e Milanit në 16 Janar të vitit 2014  por u largua nga kjo detyrë në 9 Qershor të po atij viti. Në 7 Qershor të vitit 2016 Seedorf mori drejtimin e skuadrës Shenzhen nga ku u largua në fund të vitit të shkuar.

Wednesday, June 14, 2017

Kjo është letra e plotë e De Biasit që e përloti italianin: Asgjë nuk e shkëput lidhjen time me kombin tonë! (VIDEO)

Trajneri Gianni de Biasi ka dhënë sot dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares shqiptare të futbollit.
Pas njoftimit të djeshëm se nuk do të rinovonte kontratën në fund të edicionit, sot italiani ka dalë në një konferencë për shtyp bashkë me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, duke bërë me dije mbylljen e bashkëpunimit

Ai e ka lexuar një letër ku nuk kanë munguar lotët dhe emocioni i tij.




De Biasi është trajneri më i suksesshëm i Kombëtares dhe arriti ta dërgojë në Kampionat Evropian.

Letra e dorëheqjes

“Kjo eshte nje faqe e pervojes time profesionale ne Shqiperi qe kurre nuk do kisha dashur ta shkruaja!


Kam menduar dhe medituar gjate dhe deshiroj t’ju informoj se duke nisur nga sot nuk do te jem me Trajneri i kombetares sone!

Do te ndalem ketu sepse deshiroj te mendoj per te miren dhe rritjen e Ekipit.

Besoj se e kam permbushur detyren time, e cila me ka lejuar mua per te nxjerre nga keta djem ato cilesi qe ne te kaluaren e afert kane bere te mundur te jetojme Endrren Europiane!

Ate enderr e cila qe ne ndeshjen e pare ne Gjeorgji, nepermjet asaj letre te hapur kisha kerkuar te ngulitja ne koken e tyre dhe ne zemren e tyre!

Eshte nje zgjedhje profesionale shume luftarake, e veshtire! Uroj qe te arrini ta kuptoni, edhe pse jo te gjithe mund ta pranojne! Kemi jetuar vite te mbushura plot emocione dhe kenaqesish dhe kemi arritur rezultate me te vertete te rendesishme qe shume i konsideronin te pamundura.

Gjate gjithe kesaj kohe kam punuar gjithmone me pasion te madh, me nje entuziazem te ri fale edhe rezultateve dhe euforise ngjitese e te gjithe shqiptareve , ne Atdhe dhe atyre te shperndare neper bote!

Impenjimi i perditshem, perpjekja per t’ju  transferuar djemve nje mentalitet te ri, nje mentalitet fitues!

Angazhimi i vazhdueshem se bashku me gazetaret tuaj, i mediave per t’iu kaluar nje komunikim korrekt, transparent, proaktiv ka qene nje pune e detajuar me te vertete vazhdimisht e mundimshme, nganjehere dhe e bezdisshme!

Deshiroj te theksoj se sot largohem nga udheheqja e Kombetares, duke mos patur nje ekip ne te cilin te punoj, nderkohe qe gjate ketyre viteve gjithmone kam rezistuar ndaj tundimeve te ofertave te punes, duke ditur qe vendi im ishte ne udheheqjen e djemve tane drejt nje rritje te qendrueshme ne drejtim te realizimit te tyre.

Pas Europianit isha vendosmerisht i bindur qe mund te permiresonim me tej dhe se pervoja qe patem gjate tre ndeshjeve ne France, do te na lejonte nje rritje te metejshme globale.

Dhe keshtu do te jete, por me nje Trajner te ri!

Po largohem me veshtiresi por i vetedijshem qe cikli im ne kete grup ka perfunduar dhe qe mund ti jape rastin atij qe do me zevendesoje, te njohe djemte ne kater ndeshjet e ardhshme.

Me lejoni te falenderoj te gjithe ata qe bashkepunuan ne rritjen dhe zhvillimin e projektit te Shqiperise qe na ka cuar te jemi ne vendin e 22 te Ranking Fifa, qe na ka mundesuar te mundim Norvegjine jashte shtepise, te fitonim dhe barazonim kunder Frances dhe te fitonim kunder Portugalise, i mundur pas nesh deri ne Pushtimin e Euro 2016!!!

Dhe me ne fund per te arritur endrren tone …

Deshiroj me kete rast te falenderoj publikisht ata te cilet me dhane kete mundesi te madhe , Presidentin Armando Duka, qe gjithmone me ka mbeshtetur dhe me ka dhene Letren e Bardhe( la Carta Bianca) per te vepruar ne rolin tim si Perzgjedhes!

Nje falenderim te perzemert te gjithe djemve qe gjate gjithe kesaj kohe kane qene pjese e Ekipit, faleminderit per gjithshka qe me keni dhene, qe keni dhene per fanellen tone!

Eshte nje pervoje qe me ka pasuruar si ne aspektin profesional ashtu dhe ne ate njerezor, me keni befasuar me perkushtimin tuaj dhe perfshirjen tuaj ne sfiden tone!

Faleminderit te gjithe bashkepunetoreve te mi, vecanerisht Paolo Tramezzani, shok udhetimi qe nga dita ime e pare ne Shqiperi , gjithmone i gatshem per te me mbeshtetur  i palodhshem ne punen ne terren dhe ne shume udhetime per te takuar lojtaret tanete rinj!

Albertos qe ka ndjekur pergatitjen dhe rekuperimin e djemve, Ilir Boziqi, Ervin Bulku dhe gjithe stafi teknik! Benyy Celiku, Gianluca Stesina, Filippo Iori i cili ka trajtuar lojtaret se bashku me Ylli Mihali, Merepeza, Arben Voci, dhe te madhit Fatos Kademi nje punetor i palodhur!

Te gjithe njerez te cmuar dhe madheshtore Ekipi!

Per te gjithe njerezit qe punojne ne Federate, qe nuk dallohen por qe bejne nje pune te vlefshme per rezultatin perfundimtar!

Falenderoj ne menyre te vecante te gjithe tifozet tane te perkryer, lojtari yne i dymbedhjete.

Gjithmone te gatshem te na ndiqnin kudo me flamuj e me zemer.

Cdo gje ne funtboll , ne sport, ashtu si ne jete, ka nje fillim te tij dhe nje fund! Cikli im si Trajner i Kombetares ka perfunduar, por asgje nuk mund te coptoje kurre lidhjen e forte qe me lidh me Kombin Tone dhe te shume njerezve qe ne keto pese vite e gjysem te bukura pata fatin ti takoj!

Tani fara eshte mbjelle ne toke, po rritet dhe me angazhimin, perkujdesjen dhe punen e te gjitheve do te dije te jape fruta te shkelqyera!


Mirenjohje, Gianni De Biasi!”
Na ndiqni në instagram per me shumē video te konferences së sotme.
www.instagram.com/KombetarjaShqiptare1930



Monday, September 5, 2016

Nderpritet ndeshja Shqiperi-Maqedoni ja qfarë eshte vendosur


Reshjet e dendura të shiut, të shoqëruara me erë të fortë kanë detyruar që të largohen jo vetëm tifozët nga shkallët e stadiumit, por edhe futbollistët dhe të gjithë të pranishmit në stadiumin e “Loro Boriçi”.

Kështu ndeshja është ndërprerë në minutën e 15, dhe do të vazhdojë kështu dhe për 45 minuta

Ndeshja do të rifillojë vetëm nëse shiu pushon, në të kundërt ndeshja do të luhet nesër.

Raportohet nga stadiumi që nëse situata vazhdon kështu 15 minutat e mbetura do të luhen nesër në mbrëmje për të përcaktuar rezultatin final. /

Agolli: S’ka rëndësi kush do të jetë kapiten, vetëm ta nisim mirë

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ansi Agolli thotë se nuk ka rëndësi së kush do ta marr shiritin e kapitenit në përballje me Maqedoninë, por sipas tij, e rëndësishme është që skuadra e tij t’i nis më fitore kualifikimet për Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Shqipëria sonte në “Loro Boriçi’ ballafaqohet me Maqedoninë në ndeshjen e parë për kualifikimet e Botërorit të ardhshëm.
“Kapiteni? Nuk ka rëndësi se kush do të jetë. Përballë nuk kemi një emër të madh, por do të jetë një ndeshje e vështirë. Javën e fundit kemi marrë shumë njohuri përsa i përket rivalit. Lojtarët shqiptarë që luajnë për Maqedoninë janë shumë cilësorë, ashtu si edhe lojtarët e sulmit”, tha Agolli.