Sunday, February 17, 2013

Kosovë, ma gëzofsh 5 vjetorin e Pavarësisë moj motra jon e vogël!

Shkurt acar i madh mirpo vendimin e fundit nuk do e ndalonte asgje dhe ja më 17 shkurt 2008 u shpall Pavarësia e Kosovës, kaloi nje vit pas asaj dite te madhe dhe askush nuk e kercenoi Kosoven trime dhe ja sot kaloi gjysmë dekade dhe parp kosova eshte ballë lart.


17 shkurt ne Dymije e teten,
Sot Kosova gjen t,verteten,
Me gjak shkruajti historin,
Sot e shpalli pavarsin.
Qe nga Londra n,Washington,
Nga Paris, Bruksel, Berlin,
Shpall Kosova pavarsin,
Lavdi ty o populli im.
O Kosove lulja zambakut,
Shum ke derdh lumenj prej gjakut,
Ti ne shekuj n,Histori,
Brez paz brezi nen serbi.
Erdhi dita e Lirise,
Erdhi ora e Pavarsise,
Me respekt perulen Malet,
Amerika s,del prej fjalet.
Zoti n,qiell dhe Amerika,
Sot per ty, pra, zbardhi drita,
Se harrojm per asnjeher,
Burrerin e Tomi Bler.
Kush e la Nanen pa djal,
Kush e la nusen pa burr,
Ti o shkja o shkjau I zi,
Ska shqiptar ma nen serbi.
Historija mbi ket dhe,
Ka pas njoft nji Skenderbe,
O Kryetrimi Legjendar,
Eja n,fest me Kosovar.
Amanet moj nana t,mjera,
Si do t,vin per ju pranvera,
Jeta rrjedh, jeta vazhdon,
Dikush n,sofer ju mungon.
O ju fusha, o ju lendina,
Gjak heronjsh e heroina,
Ne k,to vende le e rrit,
Gjaku juaj le t,bahet drit.
Po ku je Adem Jashari,
Ngrihen sot heronjt prej varri,
Eja ti si krushk i par,
Te kerkon Kosova mbar.

Saturday, February 16, 2013

Shqipëria tetë pozita më poshtë në FIFA

Përfaqësuesja kuqezi humbi 8 pozicione nga klasifikimi i një muaji më parë, duka zbritur nga vendi 63 në të 71. Disfata e paparashikuar në miqësoren me Gjeorgjinë në “Qemal Stafa” ka ndikuar direkt në përllogaritjen e koeficienteve. Rezultatet e miqësoreve të muajit shkurt kanë favorizuar skuadra të tilla si Bjellorusia, Skocia apo Gjeorgjia, që një muaj më parë renditeshin poshtë Shqipërisë, ndërsa në renditjen aktuale pozicionohen më mirë së formacioni i De Biazit. Kombëtarja kuqezi mund të humbasë edhe më shumë pas eliminatores së marsit me Norvegjinë në transfertë, ku shanset për të marrë rezultat pozitiv nuk janë shumë të mëdha. Nuk ka ndryshime të ndjeshme sa i përket 10-shes së parë të renditjes së FIFA-s. Spanja, Gjermania dhe Argjentina kanë ruajtur pozicionin e tyre në 3 vendet e para, Anglia ka fituar dy vende duke zbritur një pozicion më poshtë si Italinë dhe Kolumbinë. Portugalia ngjitet në të shtatin, Holanda mbetet në vendin e 8, ndërsa 10-shja më e mirë mbyllet nga Kroacia dhe Rusia.

Friday, February 8, 2013

Bogdani rekord, 20 gola me Kombëtaren

Ndonese ndeshja miqesore me Gjeorgjine eshte humbur nga skuadra jone Kombetare ne stadiumin "Qemal Stafa" me rezultatin 1-2, nje feste e vogel eshte lokalizuar tek emri i Erion Bogdanit. "Bomberi" i kuqezinjve ka shenuar golin e pare te takimit me gjeorgjianet duke cuar rekordin e tij ne 20 gola ne ndeshjet me Kombetaren e Shqiperise. Kjo eshte nje shifer interesante e cila e vendos Erin ne listen e golshenuesve te njohur ne  Europe, per numrin e golave te shenuar me fanellen e perfaqesueses.

Thursday, February 7, 2013

FSHF me rregull të ri: Kush refuzon një herë, përjashtohet nga Kombëtarja!


Mbrojtësit të PAOK, Ergys Kaçe, do t’i hiqet zyrtarisht mundësia që të luajë me Shqipërinë edhe nëse do të dëshirojë që të rikthehet në të ardhmen.
E njëjta masë do të merret edhe ndaj çdo lojtari tjetër, që refuzon Kombëtaren Shqiptare. Kaçe ishte i fundit që refuzoi kombëtaren në miqësoren e 6 shkurtit me Gjeorgjinë dhe ky rast ka shërbyer si shtysë, që në FSHF të merrej një vendim i rëndësishëm, për të ardhmen e kuqezinjve.
Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miratoi unanimisht rregullin që të lërë jashtë kombëtares, çdo lojtar që do të refuzojë ftesën e parë. Kanë qenë të shumta rastet, që disa lojtarë nuk i janë përgjigjur ftesës së Shqipërisë. Ata, pasi janë lënë jashtë edhe nga ekipi i vendit ku kanë pasur më tepër pretendime, i janë përgjigjur një ftesë të dytë që të luajnë për Shqipërinë. Rasti më konkret është ai i mbrojtësit Mërgim Mavraj, që luan tek skuadra e parë. Por më këtë rregullore, Mavraj ndoshta do të jetë i fundit qoi ka refuzuar kuqezinjtë dhe më pas është ftuar të jetë pjesë e tyre.

U21 miqësore, SHQIPËRI 0-0 Maqedoni

Ne stadiumin e qytetit te Lacit ekipi kombetar   i Shqiperise Under 21 ka zhvilluar ndeshjen e vet miqesore me Maqedonine. Rezultati perfundimtar mbeti pa gola 0-0. Pjesa e pare ishte pothuajse e barabarte, ndersa ne 45 minutat e dyta kuqezinjte e drejtuar nga trajneri Skender Gega e kane permiresuar se tepermi lojen e tyre duke krijuar raste per shenim deri edhe ne goditjen e shtylles nga Batha.  Under 21 i Shqiperise do te kete ne program takime te tjera miqesore per te ardhur tek takimi i pare eliminator me 7 qershor me Hungarine ne Tirane.

Hamdi Salihi shkon në Kinë


Hamdi Salihi ka zgjedhur të vazhdojë karrierën e tij futbollistike në Kinë, ku ka nënshkruar kontratë me skuadrën Jiangsu Sainty, e cila bën gara në Superligën e kampionatit kinez.
Sulmuesi shkodran kishte ndërprerë marrëdhëniet me ish-klubin e tij, D.C. United dhe prej disa ditësh ishte në kërkim të një klubi të ri, raporton Sporti Shqiptar.
Lajmi se Salihi do të transferohej në Kinë u bë publik disa ditë më parë, ndërsa ai ishte në bisedime me Tianjin Teda, që drejtohet nga ish-trajneri i kuqezinjve, Josip Kuzhe.
Megjithatë, duket se sulmuesi shqiptar nuk ka rënë dakord me drejtuesit e këtij klubi, ndërsa dje ai ka gjetur akordin me Jiangsu Sainty, e cila vitin e kaluar u rendit në vendin e dytë të kampionatit kinez, me 4 pikë më pak se kampionët e Guangzhu.
Salihi sot do t’i bashkohet ekipit të tij të ri në Turqi për të kryer fazën përgatitore, ndërsa për momentin nuk jepen të tjera të dhëna për transferimin e shkodranit te Jiangsu.
Ai nuk mundi të dallonte me paraqitjet e tij te D.C. United, ndërsa sezonin e shkuar shënoi vetëm 6 gola në 22 takime. Në bazë të këtyre shifrave, trajneri Ben Olsen e nxori jashtë planeve të tij lojtarin shqiptar. 

Wednesday, February 6, 2013

Pëson humbje Shqipëria!

Përfaqësuesja e Shqipërisë në futboll ka pësuar humbje prej 1-2 nga Gjeorgjia në një ndeshje miqësore që u zhvillua të mërkurën mbrëma në “Qemal Stafa”.
Kuqezinjtë luajtën më mirë në fraksionin e parë duke zhvilluar lojë nga krahët me anë të Agollit e Vilës nga e majta dhe Roshit nga e djathta, duke qenë se në mesfushë mungonte një organizator i mirëfilltë.
Pas një kombinimi të Roshit, Bakajt dhe Agollit, ky i fundit harkoi në zonë, ku më së larti kërceu Erjon Bogdani për t’i kaluar kuqezinjtë në epërsi (25’). Ky është goli i 18-të i Bogdanit me kombëtaren, në 72 ndeshje të zhvilluara.
Mirëpo, pas një gabimi të pafalshëm në mesfushën shqiptare, mysafirët ndërtuan një kundërsulm të shpejtë dhe Vatsadze e barazoi rezultatin (41’).
Në gjysmën e dytë, gjeorgjianët morën zemër dhe shfaqeshin të rrezikshëm, ndërkohë që edhe ofensiva shqiptare ishte e rrezikshme.
Shansin më të mirë për të shënuar, kombëtarja kuqezi e pati nga një gjuajtje e lirë, kur topi u devijua dhe u përplas në shtyllë, mirëpo nuk e kaloi vijën fatale.
Dhe pas një tjetër dështimi në repartin defensiv të shqiptarëve u shënua edhe goli i dytë dhe i fitores për Gjeorgjinë (82’). 

Saturday, February 2, 2013

Dolen në shitje biletat për ndeshjën SHQIPËRI : Gjeorgji


Federata Shqiptare e Futbollit njofton te gjithe te interesuarit se jane ne shitje biletat per ndeshjen miqesore Shqiperi – Gjeorgji, e cila do te luhet me date 06 shkurt, ora 19.00, stadium Qemal Stafa, Tirane.
-Çmimet:
Tribuna A + B kategoria 1 - 1,500 lekë
Tribuna A + B kategoria 2 - 1,000 lekë
Tribuna D2 - 700 lekë
Tribuna D1-D3 - 400 lekë
Tribuna C+E - 200 lekë