Tuesday, March 11, 2014

De Biazi : “Në fund, dua të lë një shenjë me Shqipërinë”


untitled
Burimi : SportEkspres

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Xhani de Biazi, i ftuar në “Sport Debat” në “Ora News”, ka deklaruar se skuadra e tij do të bëjë të pamundurën në edicionin e ardhshëm që Shqipëria të arrijë maksimumin e mundshëm.
- Mister, në mënyrë të përsëritur, keni thënë që shanset për kualifikim janë minimale. Vazhdoni ta mendoni një gjë të tillë?
- Grupi ynë është shumë I fortë dhe vazhdoj ta mendoj kështu. Do të luajmë ndaj skuadrave me futbollistë me potencial të lartë.
- Nuk e premtoni kualifikimin?
- E rëndësishme është të bëjmë çfarë është e mundur dhe të synojmë së paku vendin e tretë.
- Në cilin pozicion do të jemi në rendije?
- Boh, këtë nuk di ta them. Askush nuk di ta thotë. Unë personalisht mendoj që çdo skuadër nuk i bën që tani këto llogari. Sigurisht që do të bëjmë më të mirën tonë.
- Shqipëria në të shkuarën ka barazuar me Portugalinë dhe Danimarkën. Përse të mos e bëjmë sërish?
- Ende me atë barazimin 0-0 në Portugali! E kam parë atë ndeshje. Shqipëria ka luajtur 90 minuta në sfmbrojtje atë ditë. Sigurisht që do të preferoja një pike në Portugali, sërish duke luajtur në mbrojtje, por sa shanse ka që t’ia arrijmë?! Ne do të luajmë shanset tona, por nëse më pas Ronaldo bën atë që di të bëjë, nuk do ta ketë fajin askush.
- I trembeni shumë Armenisë, por ajo shpesh ka stonuar në fushën e saj?
- Ajo ka në gjirin e saj një lojtar të Dortmundit dhe gjithashtu në edicionin e shkuar ka bërë 3 fitore jashtë fushës. Këto janë arsye që besoj se është një skuadër shumë e fortë.
- Shqipëria ka ndryshuar shumë trajnerë të huaj. Në fund të këtij edicioni, cfarë do të themi që ka mbërritur trajneri italian në Shqipëri?
- Progresi nuk vjen për një ditë. Ok, unë e kuptoj që rezultati është gjithçka. Në sezonin e shkuar ne bëmë diçka. Bëmë mesataren më të lartë të pikëve në gjithë edicionet. Është e pamjaftueshme? Po, në rregull, njerëzit duan gjithnjë më të mirën. Unë e di që njerëzit duan të shkojnë një herë në një Europian apo Botëror. Kush nuk e do? Por a ka mundësi trajneri I vetëm ta arrijë këtë? Shpesh personalizohet skuadra me trajnerin. Kështu ndodh dhe në Botë. Por jo gjithnjë trajneri është përgjegjës për humbjet ashtu sikundër jo gjithnjë ka 100% meritën kur fitohet.
- Në edicionin e shkuar pati shumë eksperimente
- Po me ndërgjegje të plotë. Në fillim, kur nisëm punën, po bëhej një ndërrim brezash dhe për këtë arsye mendoj që ishte normale të eksperimentonim. Shohim anët pozitive në eksperiment e sipër, ne morëm 11 pikë.
- A keni ndonjë peng?
- Ndeshja me Qipron është një peng i madh. Ne duhet ta fitonim ndeshjen e fundit. Në ndonjë rast kemi qenë pa fat. Katër raste të pastra në Slloveni dhe tre raste në Qipro dhe do të ishim duke folur për një skuadër me 14-15 pikë. Megjithatë, gjërat nuk mund të kthehen pas.
- A do të jetë formacioni me Maltën një formacion-tip? Dukej shumë ofensiv
- Nuk e di, nuk besoj. Praktikisht do të jemi shumë më të kujdesshëm. Malta ishte një provë për mesfushën dhe për sulmin. Në përgjithësi unë jam i kënaqur. Mos harroni që nuk ishim të plotë.
- Kush mungonte?
- Salihi, për shembull, që është shumë i vlefshëm për ne. Nga ana tjetër, Vajushi ishte i dëmtuar dhe po ashtu edhe Taulant Xhaka. Mendoj që janë lojtarë të vlefshëm për ne.
- Rama është gjithnjë e më shumë i orientuar ndaj faktit që nuk pason. Si ia bëni me të në analizë?
- I kam folur gjatë këtë radhë. Ai duhet të jetë më bashkëpunues. E pranoj që duhet të jetë kështu.
- Ka disa lojtarë që po luajnë rregullisht dhe kanë qenë pjesë në të shkuarën në përfaqësuese. Vangjeli është një ndër ta?
- Dera e Kombëtares nuk është mbyllur për askënd. As për Vangjelin. Nëse ai luan rregullisht dhe nëse ai bën gjëra të rëndësishme me Arisin, do të ketë shanset e tij.
- Under-21 fitoi 2 ndeshje në tre të fundit. A ka lojtarë të vlefshëm për skuadrën tonë?
- Nuk besoj. Jam shumë I kënaqur me punën e Under-21 në 3-4 ndeshjet e fundit. Por realisht mendoj që ky edicion ka nevojë për lojtarë me përvojë, për ata që kam në dispozicion. Unë nuk besoj se do të ketë prurje të reja.
- Pse e nënvlerësoni Kampionatin Shqiptar?
- Gjithnjë e njëjta pyetje. Nuk e nënvlerësoj. Realisht, jo. Unë di gjithçka për këdo. Kam shumë informacion.
- Por si ia bëni kur nuk i shihni ndeshjet nga afër?
- Unë di gjithçka për Real Madridin, megjithëse nuk e shoh në stadium Realin. Më duket pyetje e pavend.
- Kaq e sikletshme është të jetosh në Shqipëri?
- Jo, unë mund ta bëj fare mirë. Unë praktikisht jam pothuajse gjithë kohën në Shqipëri. Pastaj, me shaka po ju them që presidenti Duka më ka thënë, “mos qëndro në Shqipëri, se bëhesh më shumë shqiptar seç duhet”.
- Çfarë është gjëja që ju shqetëson më shumë në Shqipëri?
- Unë flas për punën në ekip. Mentaliteti, dëshira për t’u rritur gjithnjë. Një fitore apo ndonjë barazim tek-tuk nuk mjaftojnë. Duhet të bësh hapa të rëndësishëm përpara.
- Afrimi i Lalës në përfaqësuese ka të bëjë me përvojën e tij?
- Po, pse jo, përvojë dhe karizëm. Kam kuptuar që Lala është një lojtar me shumë popullaritet në Shqipëri. Për më shumë, unë besoj se shpirti i tij luftarak që ka pasur kur ishte lojtar do ta ndihmojë ndjeshëm ekipin në dhomat e zhveshjes.
- Një miks mes stafit shqiptar dhe italian, a ka xhelozi Brenda grupit?
- Jo, asnjëherë, ne jemi të gjithë profesionistë.
- Nuk ju bezdis fakti që nuk po mësoni dot shqip?
- Fillimisht e kam pasur për qëllim, madje mendova të marr dhe një mësues. Ok, më pas kuptova që ju nuk doni që unë të mësoj shqip sepse ju flisni gjatë gjithë kohës italisht. Bëj shaka, por, Ok, është gjuhë impenjative. Ndërkohë jam duke perfeksionuar anglishten.
- Si ju duket Tirana si qytet? 
- Zona e ish-Bllokut është e këndshme, ka bare dhe restorante të mira. Ndërkohë pjesa tjetër mendoj se nuk ka shumë vlerë sepse nuk ka ndërtesa antike.
- Si ju duken femrat shqiptare?
- Shumë të bukura, kështu thuhet në shqip, apo jo!?
- A do të jeni ju trajner kur Shqipëria të ndërtojë stadiumin e ri?
- Pyetje e vështirë, varet më së shumti nga stadiumi. Por nëse ne shkojmë larg në këto eliminatore, pse jo? E rëndësishme është që Shqipëria të ketë një stadium. Kjo është përcaktuese për zhvillimin e futbollit.
- A jeni i irrituar me Ujkanin?
- Jo, pse? Ai bën zgjedhjet e tij. Çdo njeri bën atë që mendon.
- A ndihet mungesa e tij në skuadër?
- Ne kemi një portier të dytë shumë të aftë siç është Shehi. Ai është një portier me përvojë, shumë i saktë dhe një nga ata që punon dhe flet pak. Këta tip lojtarësh më duhen. Nuk besoj se kemi probleme në këtë drejtim. Por, Ok, ju të gjithë e dini tanimë që Berisha në kushte normale është i pazëvendësueshëm.
- Ju kishit programuar që Loret Sadiku të ishte pjesë e Shqipërisë, por ai shkoi në skuadrën e Kosovës
- Nuk e di ende ç’do të bëhet me të në të ardhmen. Ai është një lojtar i fortë. Shikoni, gjithsesi, Malta nuk do të ishte një prove për të sepse kundër Maltës nuk provuam mbrojtjen, gjithsesi.
- Meqenëse jemi te Malta, duke qenë se ne nuk kemi skuadër të vazos së 6-shtë në grup, a vlejti si miqësore?
- Po, Ok, ne nuk e dinim që s’do të kishim 6 skuadra. Pastaj, Malta u gjet në kohë rekord. Për diçka shërbeu. Mua më pëlqeu harmonia dhe shpirti I garës. Kundër Rumanisë dhe Hungarisë do të kemi dy prova të forta sepse janë skuadra me pothuase të njëjtin nivel si ekipet e grupit tonë.
- Januzaj, është përfundimisht një çështje e mbyllur?
- Druaj që po. Fatkeqësisht, ai djalë dhe familja e tij nuk denjon as të përgjigjet. Kjo më acaron.
- Për 18 muaj, biseduat me Mustafin, si ka mundësi që nuk e bindët dot të luante me ne?
- Shiko, ne kemi për detyrë që të gjithë lojtarët me origjinë shqiptare t’i ftojmë. Të bëjmë të pamundurën që nëse vlejnë teknikisht, t’i bindim të luajnë. Por ka dhe raste specifike. Ai është një djalë shumë korrekt dhe gjithnjë ka folur hapur me mua. Ai ndihet njësoj gjerman dhe shqiptar. Ka luajtur me skuadrat e moshave në Gjermani, madje ka qenë dhe kapiten në Under-21. Kur Gjermania e madhe e thirri, unë e kuptova zgjedhjen e tij

0 Komente:

Post a Comment