
Ekipi i drejtuar nga Xhemal Mustadanagiç, që është kualifikuar në këtë fazë të Kampionatit Europian, duke u renditur i dyti në grupin eliminator të kryesuar nga Rumania dhe duke lënë pas Bjellorusinë e Finlandën, pas një jave do të nisë përgatitjet. Ekipi do të grumbullohet pas një jave, më datë 17 mars dhe për një javë do të përgatitet për t’u ndeshur në Elie Round. Më 24 mars, skuadra do të udhëtojë drejt Republikës Çeke, ku sipas kalendarit do të ndeshet me Italinë, Anglinë dhe ekipin vendas.
Ekipi kombëtar U-17, është kualifikuar për dy edicione rradhazi në Elite Round, duke treguar cilësi mjaft të mira të futbollit të kësaj moshe.
Ja kalendari i Shqipërisë në grupin e katërt:
26 Mars
Itali – Shqipëri
Ora: 14.00, Stadiumi: Letna, Zlin
Angli-Republika Çeke
Ora: 17.00, Stadiumi: Stonky, Uherske Hradiste
28 Mars
Angli-Shqipëri
Ora: 14.00, Stadiumi: Stonky, Uherske Hradiste
31 Mars
Itali-Angli
Ora: 17.00, Stadiumi: Letna, Zlin
Shqipëri-Republika Çeke
Ora: 17.00, Stadiumi: Stonky, Uherske Hradiste
0 Komente:
Post a Comment