Wednesday, March 5, 2014

Një Shqipëri sulmuese mposht Maltën


f1_19-shqiperia1363681451
Burimi : www.sportekspres.com

Një paraqitje pozitive Kombëtares Shqiptare në miqësoren e sotme zhvilluar në “Niko Dovana” kundër Maltës. Tranjeri De Biassi e kishtë përgatitur më së miri këtë miqësore, në të cilën në prag të ndeshjes e kishtë cilësuar si ndeshje “zyrtare”. Të pranishëm në stadium kanë qenë të pranishëm mijë tifozë, ku nuk kanë munguar 4 tifo grupet më të mëdha në trojet shqiptare “Tifozat kuqezi” “Djemt e detit” “Plisat” dhe “Fanatics”.
Në fillim të pjesës së parë skuadra Malteze është shfaqur e rrezishme, mbrojtja shqiptare është shfaqur e pasigurt por me kalimin e minutave ka gjetur ekulibrin. Shqipëria fillon të sulmoj dhe arrin të gjejë golin me Migjen Bashën, i cili shënon me kokë gjatë goditjes së këndit e gjuajtur nga Kace. Shqipëria dominon 45 minutat e para, ku shfaq një lojë të pastër, duke fituar duelet në mesfushë. Pjesa e parë mbaron me rezultatin 1-0 për Shqipërinë.
Në pjesën e dytë nuk ka pasur histori, dominim absolut i kuqezinjëve të cilët arrijn të shënojn me një “magji’ të Alban Mehes. Mesfushori godet topin nga 40 metra, topi merr një trajektore të cuditshme dhe përfundon në rrjet. Stadiumi në delir pasi një gol i atill nuk shikohet cdo ndeshje. Shqipëria arrin të godasi dy herë shtyllën, me Ramën dhe Sadikun. Skuadra kuqezi ka bindur në këtë miqësore por duhet përmisuar akoma më shumë duke parë që në grupin “Euro 2016” kemi skuadra të kalibrit të lartë dhe nuk duhet toleruar mos përqëndrimi në mbrojte apo mos arritja e konkludimeve në aksionet e krijuara. Por një Kombëtare që na jep shpresë për të ardhmen.
formacionet
Memushaj – Inkuadrohet Ergys Kaçe – Largohet
Armando Sadiku – Inkuadrohet Edmond Kapllani – Largohet
Emiljano Vila – Inkuadrohet Migjen Basha – Largohet
Orges Shehu – Inkuadrohet Etrit Berisha – Largohet
Odise Roshi – Inkuadrohet Valdet Rama – Largohet
Abrashi – Inkuadrohet Alban Meha – Largohet
52' A. Meha - http://www.youtube.com/watch?v=CWdGJ_4LBZc

0 Komente:

Post a Comment