Ish-lojtarët e viteve 80-90 do të përballen në datën 7 Maj në “Elbasan Arena”, mes të cilëve do të jetë edhe ish-trajneri i Shqipërisë, Hans-Peter Brigel. Mes emrave të tjerë në kampin gjerman që do të vizitojnë Shqipërinë janë edhe Feliks Magat, Lotar Mateus, Stefan Rojter, Kar Hainz Ridwll, Bernd Shuster, Mikael Tarnat, Rudi Fwler, Kristian Zige, Markus Babel, Mario Basler por edhe Torsten Frings, Dietmar Haman, Tomas Helmer, Ulf Kisrshten.
Në kampin kuqezi nuk ka ende një listë zyrtare por gjatë ditëve të ardhshme do të publikohet lista e plotë me ish lojtarët e Kombëtares Shqiptare për miqësoren e luksit që do të luhet në orën 18:00. Gjatë gjithë historisë së futbollit dy kombëtaret janë ndeshur 14 herë. Gjermania dominon me 13 fitore, ndërsa vetëm një ndeshje është ndarë në barazim. Numrin më të madh të takimeve kundër Gjermanisë e ka Foto Strakosha me 6 të tilla, ndërsa në përballjen e fundit të luajtur në Tiranë gjatë vitit 2001 Gjermania fitoi 2-0. Nismëtarë të kësaj ideje ka qenë grupi parlamentar, Shqipëri-Gjermani. Ndeshja 70 minutëshe do të ndahet në dy pjesë nga 35 minuta ku do të aktivizohen ish futbollistë të grupmoshës nga 35 deri në 60 vjeç.
0 Komente:
Post a Comment