Kombëtarja Shqiptare - Donis Avdijaj do të vishet kuq-e-zi. 18-vjecari do të ftohet në ndeshjen e 13 qershorit kundër Francës në Elbasan Arena. Ideja se ky takim do të jetë një takim miqësor ia krijon akoma më shumë mundësinë Avdijajt që të ketë një ftesë konkrete.
Sulmuesi i Sturm Graz-it (Austri), më 13 qershor do të ketë mundësi të veshë fanellën kuq-e-zi. Kështu tha një burim i sigurtë nga Federata Shqiptare e Fubtollit për Panorama Sport, sipas së cilëve thuhet se talenti i Shalke 04-ës (i huazuar te Sturm-Graz), do të jetë në listën e 25 lojtarëve të ftuar në ndeshjen miqësore Shqipëri-Francë.
Ky do të ishte një zhvillim krejt pozitiv për kombëtaren, pasi në këtë mënyrë në radhët e përfaqësueses do të kishte edhe një tjetër talent dhe shpresë për kualifikim. Nga janari i këtij viti Avdijaj është huazuar (deri në korrik të 2016-ës) te Sturm Graz, që luan në Bundesligën austriake. Në 12 takime që ai ka luajtur, ka shënuar 5 gola. Ndërkohë që statistikat tërësore janë monstruoze. Në 105 takime (vetëm 18 vjec!) ai ka shënuar 85 herë madje duke shërbyer edhe 25 asiste./panorama sport
0 Komente:
Post a Comment