Kombëtarja Shqiptare - Lorik Cana, zemra e Shqipërisë. Ky është titulli i një reportazhi të Grupit mediatik Bein Sport,
Lorik Cana, zemra e Shqipërisë. Ky është titulli i një reportazhi të Grupit mediatik Bein Sport, i shtrirë në shumë vende të botës, kushtuar Lorik Canës dhe ëndrrës së të gjithë shqiptarëve për të marrë pjesë në "Euro 2016". Kapiteni i kuqezinjve që në kraharor ka shqiponjën e Lazios, ndërsa në krah shqiponjën simbol të kombit të tij, thekson se përfaqësuesja shqiptare mbështetet nga një popull i tërë në rrugëtimin e gjatë e të vështirë për të prekur finalet e Euro 2016.
Lorik Cana thuhet më tej në këtë reportazh, nuk e ka harruar kurrë vendlindjen e tij, ku ka marrë edhe mësimet e para. Ai është një shqiptar, i Kosovës.
Kujtimet e fëmijërisë, të ruajtura me shumë kujdes nga gjyshi i tij, Ganiu, i ngjallin shumë nostalgji.
Më tej, Agim Cana, babai i Lorikut, tregon banesën dhe vendin ku djali i tij kaloi vitet e parë të jetës dhe ku shfaqi talentin për futbollin.
Në vitin 2002, Lorik Cana zhvilloi ndeshjen e parë me fanellën kuqezi përballë skuadrës së vendlindjes së tij, Kosovë, në stadiumin e Prishtinës. Loriku e kishte bërë zgjedhjen Shqipërinë, para një ftesë eventuale nga Franca.
Lorik Cana ka arritur shumë në karrierën e tij: Ka luajtur me Paris Saint Germmain dhe Marseille në Francë, me Sunderlandin në Premier League, me Galatasarayin në Turqi dhe me Lazion në Serinë A. Ëndrra që i ka mbetur është një: Të marrë pjesë me Shqipërinë në finalet e një turneu madhor, sikurse është Europiani. /supersport

0 Komente:
Post a Comment