Shqipëria ka shënuar fitoren e parë në historinë e saj ndaj përfaqësueses së Francës. Megjithëse ishte ndeshje miqësore, për Shqipërinë fitorja ndaj Francës është historike.
Ekipi kuqezi ka arritur ta mposhtë për herë të parë në historinë e saj françezët, të cilët nga 5 ndeshjet e deritashme ishin ndarë kokëlartë nga fusha plotë katër herë.
Raporti i plotë i ndeshjes. (http://borozani.com/artikulli/shqiperia-franca-live)
Fitorja e kombëtares sonë u sigurua me golin e Ergys Kaçes, i cili në mënyrë mjeshtërore e mposhti portierin Hugo Lloris duke shënuar nga goditja e lirë.
Pavarësisht se kjo fitore nuk do të ndikojë në renditje të kualfikimeve për EURO 2016, ndikimi pritet të vërehet në renditjen e përgjithshme të FIFA-s.
0 Komente:
Post a Comment