Wednesday, October 24, 2012

Miqesore:Shqipëri-Kameruni më 14 nëntor

           

Me fitoren 1-0 përballë Sllovenisë, Shqipëria i dha fund ndeshjeve zyrtare për 2012-ën. Megjithatë, deri në fund të këtij viti, përfaqësuesja kuqezi do të luajë edhe një miqësore. Bëhet fjalë për një sfidë luksi përballë Kamerunit.
Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare në Federatën Shqiptare të Futbollit, që kanë saktësuar se sipas të gjitha gjasave, Kombëtarja e drejtuar nga Gianni De Biasi do të luajë më 14 nëntor kundër Kamerunit.
Palët janë në fazë të avancuar të negociatave dhe tashmë pritet vetëm firmosja e kontratës, për të zyrtarizuar miqësoren në datën e lirë të FIFA-s për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.
Takimi do të luhet në Zvicër, në qytetin e dytë më të madh të këtij vendi, Gjenevë. Kjo do të bëjë që pavarësisht se luan jashtë, Shqipëria të mos e ndjejë mungesën e mbështetjes së tifozëve, ashtu siç u konfirmua në sfidën kundër helvetëve në Grupin E të Botërorit 2014.
Kjo do të jetë ndeshja e parë në histori e Shqipërisë përballë Kamerunit, duke vazhduar serinë e miqësoreve pas atyre me Katarin dhe Iranin. “Luanët” janë një prej skuadrave më të mira afrikane, që kanë luajtur gjashtë herë në histori në fazën finale të Kupës së Botës, ndërkohë në palmaresin e tyre janë edhe katër Kupa të Afrikës të fituara.
Në mënyrë të paevitueshme, Kameruni identifikohet me Samuel Eto’o. Sulmuesi i Anzhit, që ka luajtur edhe te Barcelona dhe Interi është kapiteni i skuadrës së drejtuar nga trajneri Jean-Paul Akono. Ndërkohë, yje të tjerë të luanëve janë portieri Kameni i Malagas, mbrojtësit Matip i Schalkes, N'Koulou i Marseille e Chedjou i Lille-s apo mesfushori i Barcelonës, Alexandre Song.


Monday, October 22, 2012

Historiku i Stadiumit Kombëtar


Takimi kundër Sllovenisë ishte dhe përballja e fundit e kombëtares ne stadiumin Qemal Stafa. Tempulli i futbollit shqiptar pritet te shembet menjëherë për t’ja lëne vendin tashme ndërtimit te stadiumit te ri me 30 mije vende kjo edhe pas zyrtarizimit ne mbledhjen e fundit te qeverise për ndarjen e aksioneve mes FSHF dhe Ministrisë se Sporteve. I ndërtuar ne 7 tetor te vitit 1946 stadiumi Qemal Stafa ka një histori 66 vjeçare ku tifozët shqiptare ka përjetuar shume suksese por edhe zhgënjime. Stadiumi u projektua nga arkitekti fashist Gerardo Bozio me një kapacitet prej 15 mije vende për një popullsi prej 60 mije banoresh. Galaco Ciano vendosi simbolikisht gurin e pare ne gusht te vitit 39, punimet zgjaten katër vjet dhe u ndërprenë pas kapitullimit te Italisë fashiste. Pas luftës se dyte botërore 400 punëtore dhe 150 vullnetare përfunduan ndërtimin e stadiumit duke marre edhe emrin e heroit kombëtar Qemal Stafa. Stadiumi u përuruar ne 7 tetor te 46 kur u organizua kupa ballkanike e fituar nga kombëtarja shqiptare. Me rastin e 30 vjetorit te çlirimit stadiumi u zgjerua me një kapacitet prej 30 mije vendesh ndërsa u ble edhe një ekran elektronik nga Hungaria. Qemal Stafa ishte baza e ekipit kombëtar qe ka arritur dy nga fitoret historike me Belgjikën 2-0 dhe Greqinë 2-1. Gjithashtu ne këtë stadium luajte për shume vite Tirana, Partizani dhe Dinamo te cilat rrëmbyen trofe te shumta por arritën edhe suksese ne nivelet ndërkombëtare. Ne këtë stadium Partizani mundi Torinon, Celtikun Austrine e Vjenës. Dinamo u përball me Ajaksin, Sportingun Aberdinin dhe Olimpikun e Marsjes. 17 nëntori e me pas Tirana barazoi me Ajaksin, eliminoi Dinamon e Bukureshtit ndërsa u mund nga Bajerni i Munihut.


Saturday, October 20, 2012

Kombetarja Shqiptare VIDIO




Friday, October 19, 2012

Lorik Cana ne Listen e Futbollisteve me te Popullarizuar



Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë dhe futbollist i Lacios, Lorik Cana, është në garë me yjet e futbollit botëror në sondazhin e inistutit të Historisë së Statistikave në Futboll, për zgjedhjen e futbollistit më të popullarizuar në botë. Kapiteni kuqezi është përzgjedhur së bashku me shokun e tij të skuadrës laciale, Miroslav Klose, për zonën e Evropës. Pesë lojtarët që do të marrin më tepër vota nga kontinenti i Afrikës, Azisë dhe CONCACAF do të bashkohen me 8 lojtarët më të votuar në Evropë e Amerikën e Jugut dhe 1 nga Oqeania. 32 konkurrentët do t’i nënshtrohen një tjetër votimi në periudhën 1 dhjetor 2012-3 janar 2013 për të shpallur lojtarin më të popullarizuar në botë. Siç raportojnë mediat italiane, Cana ka kaluar me sukses raundin e parë të votimit dhe nga data 15 tetor deri më 30 nëntor do të jetë në garë në raundin e dytë, nga i cili do të dalin emrat e 32 futbollistëve më të njohur të globit, të cilët do të votohen më pas për të zgjedhur më të famshin prej tyre. Për të votuar për Lorikun klikoni te ky linku: http://www.iffhs.de/?b002ec70a804f4cd003f09 



De Biasi si Murinjo: Do ta mbrojë gjithmonë ekipin



“Jemi të gjithë në një barkë, nuk më pëlqen që të kritikohen lojtarët që po japin gjithçka”
“Duhet ta mbroni skuadrën tuaj, ekipin kombëtar. Besoj dhe jam i mendimit që jemi të gjithë në të njëjtën barkë, me të njëjtin mision, këtë skuadër kemi.Media ka punën e saj të përditshme, për të cilën përcjell respekt, por mendoj se këtë kombëtare duhet ta ruajmë”.


Miresevini ne Faqen Tone !

Facebook : www.facebook.com/Kombetarja.Shqiptare1930
Twitter: www.twitter.com/KombetarjaShqip
YouTube: www.youtube.com/KombetarjaShqiptare