Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë dhe futbollist i Lacios, Lorik Cana, është në garë me yjet e futbollit botëror në sondazhin e inistutit të Historisë së Statistikave në Futboll, për zgjedhjen e futbollistit më të popullarizuar në botë. Kapiteni kuqezi është përzgjedhur së bashku me shokun e tij të skuadrës laciale, Miroslav Klose, për zonën e Evropës. Pesë lojtarët që do të marrin më tepër vota nga kontinenti i Afrikës, Azisë dhe CONCACAF do të bashkohen me 8 lojtarët më të votuar në Evropë e Amerikën e Jugut dhe 1 nga Oqeania. 32 konkurrentët do t’i nënshtrohen një tjetër votimi në periudhën 1 dhjetor 2012-3 janar 2013 për të shpallur lojtarin më të popullarizuar në botë. Siç raportojnë mediat italiane, Cana ka kaluar me sukses raundin e parë të votimit dhe nga data 15 tetor deri më 30 nëntor do të jetë në garë në raundin e dytë, nga i cili do të dalin emrat e 32 futbollistëve më të njohur të globit, të cilët do të votohen më pas për të zgjedhur më të famshin prej tyre. Për të votuar për Lorikun klikoni te ky linku: http://www.iffhs.de/?b002ec70a804f4cd003f09
Friday, October 19, 2012
Lorik Cana ne Listen e Futbollisteve me te Popullarizuar
Postuar më 9:35:00 PM nga Kombetarja Shqiptare
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 Komente:
Post a Comment