Friday, March 29, 2013

Ardian Krasniqi talenti i PSG-së përfundimisht i bashkohet Shqipërisë

Futbollisti shqiptar që luan tek të rinjtë e skuadrës së famshme franceze, PSG, Ardian Krasniqi i ka thënë PO ftesës së Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) për të marrë pjesë në kampin e përzgjedhjes së talentëve që kjo e fundit pritet ta zhvilloj në Zvicër në datat 31.03.2013 dhe 01.04.2013.

“Jam shumë i kënaqur që më është dhënë rasti t’i shpalos aftësitë e mia, shpresoj që të shpaguaj ftesën që më është bërë” ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ishte thirrur edhe më herët nga përzgjedhësi i Kombëtares U17, Xhemal Mustedanagic, por atëbotë klubi parisien e kishte ndaluar lojtarin me arsyetimin se nuk ishte datë zyrtare e UEFA-së.



Letërnjoftimi:
Emri: Ardian
Mbiemri: Krasniqi
Datëlindja: 3 janar 1997

Vendlindja: Gjakovë
Gjatësia: 172 cm
Pozicioni: Mbrojtës

0 Komente:

Post a Comment