Tuesday, April 16, 2013

Shorti: Kombëtarja e femrave mëson kundërshtarët për eliminatoret e Kampionatit Botërorit

Kombëtarja Shqiptare e Femrave në futboll ka mësuar sot kundërshtarët e vet pas shortit të hedhur në kuadër të eleminatoreve të Botërorit që do të zhvillohet në Kanada në 2015.
Shqipëria do të bëjë pjesë në grupin e 5-të dhe nuk do të ketë përballje aspak të lehta, kur dihet se është për herë te parë në këtë kompeticion.
Kësisoj kundërshtarët e tjerë janë: Norvegjia, Holanda, Belgjika, Portugalia dhe Greqia.
Shortin e ka komentuar edhe sulmuesja shqiptare Ellvana Curo, ajo për portalin Asport.info ka thënë se është e vetëdijshme që nuk do të jetë aspak e lehtë, por do të përpiqen te japin maksimumin.
“Të them të drejtën duket se do të jetë një grup shumë i vështirë, por nëse luftojmë fortë besoj se asgjë nuk është e pamundur” ka thënë Curo.
Ndeshjet në grupe do të zhvillohen nga 20/21 shtator 2013 deri ne 17 shtator 2014 me sistem vajtje-ardhje.
Vendet e para nga shtate grupet eleminatore do të kualifikohen automatikisht, ndërsa kualifikohen edhe katër vendet e dyta më të mira.

0 Komente:

Post a Comment