Kombetarja Shqiptare : Milingona punëtore, tani ka veshur kostumin e zyrtarit të kombëtares shqiptare. Altin Lala, tani flet si zëvendës-trajneri i kombëtares shqiptare dhe emocioni i tij është i paevitueshëm. “Jam shumë i lumtur që kam një mundësi të tillë. Duhet ta shfrytëzoj si duhet”, tha Lala. Ai më tej shtoi se eliminatoret e ardhshme janë shumë të vështira, por Shqipëria si gjithmonë do të tentojë të bëjë mrekullinë dhe të marrë pikë ndaj ekipeve të mëdha.
Altin si ndihesh tani që jeni rikthyer në kombëtare me kostum dhe jo me fanellën kuqezi?
Do të jetë një eksperiencë e re për mua. Sigurisht që u ndjeva shumë mirë dhe krenar, kur trajneri De Biazi më ofroi postin e zëvendëstrajnerit të kombëtares. Do të mundohem të mësoj shumë gjëra nga De Biazi. Unë kam luajtur për shumë kohë në Gjermani dhe shpresoj që me eksperiencën time të ndihmoj kombëtaren. Filozofia gjermane dhe italiane janë ato që po dominojnë botën e futbollit.
Ju keni qenë vet futbollist. Çfarë do t’u këshillonit lojtarëve?
Nuk kam asgjë për t’u thënë. Duhet gjithmonë shumë punë dhe seriozitet në fushën e lojës. Gjithashtu ana shpirtërore është shumë e rëndësishme.
Si e komentoni këtë short të kombëtares?
Është grup shumë i vështirë. Kemi katër skuadra të tjera që janë shumë të forta. Megjithatë asnjëherë nuk i dihet. Eksperienca ime si lojtar ka treguar se mund të bëjmë ndeshje vërtet të mira përballë kundërshtarëve të fortë. E vetmja gjë pozitive është që skuadra e tretë del në “play-off”.
Altin, do të keni vështirësi në komunikim me De Biazin, meqë ai flet italisht?
Do ta përmirësoj edhe italishten me këtë rast, ose De Biazi do të mësoj shqipen. Kuptoj shumë mirë nga italishtja, por nuk flas aq mirë.
0 Komente:
Post a Comment