Friday, May 9, 2014

Kombëtarja Shqiptare tre miqësore në një javë të vetme

Kombëtarja Shqiptare - Në prag të fillimit të Kampionatit Botëror “Brazil 2014″, afron edhe “turneu miqësor” i kombëtares kuq e zi e udhëhequr nga trajneri De Biazi në këtë trio të rëndësishme ku qendra e vëmendjes është tashme e orientuar  drejt datës 7 shtator kur do të përballemi me Portugalinë.
Ndeshja e parë e këtij turneu do të jetë ajo kundër Rumanisë e cila do të zhvillohet në datën 31 maj, ora 19.00, në  stadiumin e qytetit të “Yverdon-les-Bains”, ne Zvicer. Vijon pas kesaj ajo kundër Kombëtares Hungareze e cila do të zhvillohet në datën 4 qershor, në orën 20.30 në stadiumin “Ferenc Puskás”, në Budapest. Turneun e mbyll miqësorja kundër Kombëtares së  San Marinos, e cila do të zhvillohet më 8 qershor, në orën 20.30,  në stadiumin “Serravalle” në  San Marino.

0 Komente:

Post a Comment