
"Jam shumë i kënaqur, sepse askush nuk e ka menduar që Paderborni, një ekip i vogël, mund të hyjë në elitën e futbollit gjerman”, ka pohuar Meha. Meha ka folur edhe për eliminatorët e Europianit 2016, e sipas tij grupi ku bën pjesë Shqipëria është i vështirë, por ekziston edhe mundësia e ndonjë surprize. “Janë shumë ekipe të forta. Ndeshjen e parë e kemi kundër Portugalisë. Do të shohim se çfarë mund të bëjmë. Ne që jemi të Kosovës, kemi qejf të luajmë kundër serbëve. Normal që kundër Serbisë është gjë e madhe, nëse arrij të shënoj një gol”, thotë Meha.
Kujtojmë që Meha nuk është grumbulluar nga trajneri De Biasi për ndeshjet miqësore të qershorit për shkak të një dëmtimi të pësuar në ndeshjen e fundit të sezonit në Bundesligën 2. Albani mbylli një sezon të shkëlqyer me Paderborn duke kurorzuar ëndrrën për tu ngjitur në Bundesligë.
0 Komente:
Post a Comment