
Lorik Cana vendos kurorë. Kapiteni i kombëtares Shqiptare i jep fund beqarisë duke finalizuar në martesë lidhjen e gjatë me bukuroshen italiane, Monica. Pas një ceremonie private të zhvilluar në Itali, dasma u spostua në Prishtinë ku mesfushori dhe arkitektja italiane festuan në praninë e rreth 500 personave në hotel “Emerald” në Prishtinë. Kolegë, politikanë, familjarë, miq dhe shumë të njohur të kapitenit u mblodhën për disa orë nën shoqërinë e muzikës tradicionale shqiptare.
Çifti këmbeu unazat me inicialet e Lorikut dhe Monicas, ndërsa bashkëshortja italiane mbeti e befasuar nga atmosfera e krijuar në Prishtinë ku ishte i pranishëm edhe kreu i Federatës Shqiptare të Furtbollit, Armand Duka.
0 Komente:
Post a Comment