Monday, June 30, 2014

Xhaka festoi fitoren me flamurin kuqezi

Kombëtarja ShqiptareAnëtari i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, nuk ka mundur ta fshehë patriotizmin e tij edhe në botërorin e Brazilit.
Xhaka, me të përfunduar ndeshja Zvicër – Honduras, ndeshje e cila i takoi helvetikëve me rezultat 3-0, i është afruar tribunës së tifozëve , ku nga një tifozë që sigurisht duhet të jetë shqiptar, ka marrë një flamur kombëtar shqiptar, me të cilin vazhdoi të festonte kualifikimin e Zvicrës për 1/8 e finales së botërorit.
Granit Xhaka edhe pse i rritur në Zvicër, ai asnjëherë nuk e mohon prejardhjen e tij, ku Kosova është gjithmonë vendi i tij i preferuar për kaluar pushimet.

0 Komente:

Post a Comment