Tuesday, August 26, 2014

Shala refuzon Bunajkin, po pres ftesë nga Shqipëria

Kombëtarja Shqiptare - Mesfushori shqiptar, Herolind Shala ka refuzuar ftesën e selektorit të Kosovës, Albert Bunjakit për ndeshjen miqësore ndaj Omanit. Anëtari i skuadrës Odd Ballklub në Norvegji thotë se e ka refuzuar ftesën e Bunjakit pasi momentalisht po mendon për një ftese nga trajneri italian i Kombëtares Shqiptare, Xhani De Biazi.
“Po, është e vërtetë kam folur dy herë në telefon me Bunjakin për cka e ka falenderoj për interesimin. Ai më ka ftuar të jem i pranishëm në ndjeshen miqësore kundër Omanit me 7 shtator në Prishtinë” ka thënë Shala .
“Nuk kam dashur që ta mbaj me shpresa kot dhe i kam thënë se për momentin kam si prioritet një ftesë nga Shqipëria dhe ndoshta më pas do të mendoj për Kosovën”, theksoi ai.
Shala, gjithashtu ka zgjuar edhe interesimin e përfaqësuesen së Norvegjisë. Dhe, nëse Shqipëria nuk e thërret ka gjasa t’i bashkohet ekipit skandinav. /asport/

0 Komente:

Post a Comment