Kombëtarja Shqiptare - Nuk ka më asnjë dyshim, stadiumi Elbasan Arena do të hapë dyert për përfaqësuesen shqiptare, në sfidën e shumëpritur me Danimarkën më 11 tetor. Lajmi konfirmohet nga drejtuesit e federatës shqiptare të futbollit, pasi në vizitën e fundit të kryer nga një delegacion i UEFA-s praktikisht kanë marrë vizën për zhvillimin e sfidës eleminatore të europianit francë 2016. Në impiantin më të ri në vend ka zbarkuar me detyra të posaçme një delegacion i qeverisë europiane të futbollit, për të inspektuar ecurinë e punimeve në të. Edhe pse zyrtarisht nuk kanë pranuar të prenoncohen për mediat, pjesëtarët e këtij delegacioni janë shprehur të kënaqur me ecurinë e punimeve. Zhvillimin e ndeshjes ndaj Danimarkës në Elbasan Arena, e konfirmon Gazmend Malo, drejtori i marëdhënies me publikun në FSHF. "Delegacioni i UEFA-s është i pranishëm për të parë ecurinë e punimeve në stadiumin e ri. Siç e shihni këtu punohet përditë dhe në çdo orë."
0 Komente:
Post a Comment