
Lajmi është konfirmuar në uebfaqen zyrtare të federatë s serbe, e cila ka thënë se ” Serbia ka marrë një kërkësë nga Federata e Futbollit të Shqipërisë, e cila ka kërkuar që të sigurohet numri i biletave për tifozët shqiptarë”
Në bazë të praktikës, 5% e stadiumit u takojnë mysafirëve vendas dhe me këtë rast, federata serbe dëshiron të tregoj vullnetin e mirë dhe gatishmërinë për organizimin më të mirë të lojrave të ardhshme. Në këtë mënyrë, federata do të sigurojë kontigjentin e parashikuar të biletave dhe do të bëjë atë në dispozicion për tifozët e Shqipërisë. Prandaj, parimi i njëjtë zbatohet gjatë shfaqjeve të ekipit tonë në Shqipëri, në periudhën 8 tetor 2015.
Së këndejmi, Federata Serba ka thënë se FSHF do të marrë përsipër çdo incident të mundshëm që mund të shkaktojnë tifozët shqiptarë, rrjedhimisht për sjelljet e tifozëve shqiptare është vetëm FSHF dhe askush tjetër, thuhet në komunikate e Federatës serbe,
Në fund, komunikata përfundon me shpresën që tifozët shqiptarë do të jenë të mirëpritur në Serbi edhe me shpresën se gjithçka do të kalon në frymën e “Fair Play”-it.
0 Komente:
Post a Comment