Wednesday, June 28, 2017

Seedorf “kandidon” për stolin e Kombëtares


Clarence Seedorf kandidat për stolin e Kombëtares Shqiptare. Ish mesfushori holandez është emri që ka fituar kuota të ndjeshme gjatë orëve të fundit për të pasuar Gianni De Biasin në stolin kuqezi. Seedorf me një karrierë të pasur si lojtar prej tre vjetësh ka nisur rrugëtimin në botën e trajningut dhe emri i tij ngjall jo pak kureshjte pasi përveç eksperiencës, do t’i zgjeronte kufijtë e skuadrës Kombëtare në aspektin e marketingut pasi ai është një nga emrat më të lavdishëm të futbollit holandez.Seedorf pritet të takohet gjatë ditëve të ardhshme me presidentin e FSHF, Armand Duka për një takim në formatin e intervistës. Ky mund të jetë hapi i parë i një bashkëpunimi të mundshëm mes federatës dhe trajnerit holandez. Detajet rreth këtij takimi të planifikuar nuk janë të shumta por Seedorf është padyshim një emër prestigjoz dhe joshës. Si trajner ai e ka nisur karrierën në stolin e Milanit në 16 Janar të vitit 2014  por u largua nga kjo detyrë në 9 Qershor të po atij viti. Në 7 Qershor të vitit 2016 Seedorf mori drejtimin e skuadrës Shenzhen nga ku u largua në fund të vitit të shkuar.

0 Komente:

Post a Comment