Presidenti i Federatës Shqiptare te Futbollit ka shfrytëzuar miqësoren me Kamerunin ne Zvicër per te patur nje takim me kreun e UEFA-s Mishel Platini.Në qendër te takimit ishte problematika e rindërtimit te stadiumit “Qemal Stafa” dhe mundësia e mbështetjes nga UEFA per te realizuar këtë projekt, transmeton Vizion Plus
.
Deri tani, Organizata Evropiane e Futbollit kishte premtuar një shume prej 4 milionë euro ndërsa shifra mund te rritet deri ne 10 milionë. Rindërtimi i stadiumit “Qemal Stafa” përflitet prej dy vjetësh ndërsa vetëm një jave me pare ai kaloi nen administrimin e federatës.
Është nje projekt që pritet të realizohet jo nëpërmjet buxhetit të shtetit dhe FSHF, por realizimi i një skeme financiare ndërmjet investitorëve ose financuesve. Sipas kreut te FSHF pritet një grup konsulentësh ndërkombëtare që do të bëjnë skenarin përfundimtar për ndërtimin e stadiumit, ndërsa brenda 2 muajve do të jepen edhe përgjigjet e sakta për çdo hap që do të hidhet. Stadiumi i ri do të kete nje kapacitet rreth 25 mijë vendesh dhe pritet të kushtojë 40 milionë euro.

0 Komente:
Post a Comment