Saturday, December 1, 2012

Frymëzuesit e Kombëtares Sonë


Në këtë grup janë shkrirë të gjithë ata tifozë të cilët e kanë përkrahur Shqipërin tash e sa vjet në ndeshjet e saja në vend dhe në mbarë Evropën. Pos në Shkodër dhe Tiranë, Kombëtaren kuq e zi e kemi shoqëruar edhe në Cardiff,Leverkusen, Belfast, Newcastle, Dublin, Gjenvë,Amsterdam, Sofje, Celje dhe në shumë stadiume tjera anë e mbanë Evropës
Qëllimi i Tifozave Kuq e Zi është t'i mbledhim rreth vetes të gjithë sportdashësit shqiptarë në misionin fisnik të përkrahjes së Kombëtares dhe dhënies së kontributit në sukseset e saj. Duam ta zgjerojmë rrjetin tonë në mbarë botën dhe t'i organizojmë tifozët shqiptarë. T'i këndojmë Shqipërisë sonë me një zë, të jemi lojtari i 12-të i Kombëtares dhe të jemi dita ditës më të organizuar dhe më të koordinuar. Derisa çunat t'i zhvillojnë betejat e tyre në fushë dhe të luftojnë për flamurin kuq e zi, ne do ta zhvillojmë luftën tonë, njësoj të rëndësishme, atë të prezentimit dinjitoz të vendit tonë kudo që të shkojmë.
Tifozat Kuq e Zi kanë në gjirin e tyre mbi 900 anëtar nga të gjitha trojet shqipëtare por edhe nga mbarë bota ku jetojnë dhe veprojnë shqipëtarët.

0 Komente:

Post a Comment