.jpg)
Është vendosur data dhe vendi i ndeshjes miqësore që Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do ta zhvilloj kundër Gjeorgjisë. Ekipi kombëtar i Gjeorgjisë ka njoftuar zyrtarisht se më 6 shkurt, do të luajë një miqësore në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.
Kjo ndeshje do të luhet në “Qemal Stafa”, duke qenë se deri atëherë nuk ka asnjë plan, që stadiumi aktual të prishet. Ndonëse u njoftua në muajin tetor se pas ndeshjes së fundit zyrtare, që kuqezinjtë zhvilluan me Slloveninë, nuk do të luhej më asnjë ndeshje nga kombëtaret, derisa të ndërtohet impianti i ri në “Qemal Stafa”, FSHF ka vendosur, që edhe miqësorja me Gjeorgjinë, të luhet pikërisht në këtë stadium.

Të paktën ky është plani i FSHF-së, deri më tani. Sakaq, trajneri italian Xhani De Biazi, e kishte planifikuar këtë miqësore me kohë, para se të luante më 14 nëntor ndaj Kamerunit, në një miqësore, që u zhvillua në Gjenevë dhe përfundoi në barazim pa gola. Më 29 shkurt të këtij viti, kuqezinjtë kanë luajtur në një miqësore me Gjeorgjinë, në stadiumin ”Mikheil Meskhi” e cila përfundoi me fitoren e vedasve2:1.
0 Komente:
Post a Comment