Wednesday, January 23, 2013
Futsal: Shqipëria nis sot eliminatoret
Postuar më 10:58:00 AM nga Kombetarja Shqiptare
Ekipi Kombëtar i Shqipërisë për futbollin e sallës është vendosur në Yverdon të Zvicrës për të zhvilluar ndeshjet eliminatore në kuadër të Kampionatit Europian.
Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Alban Hasani do të kenë përballë ekipin vendas të Zvicrës e me radhë përfaqësueset e Danimarkës dhe Norvegjisë. Takimin e parë skuadra jonë do ta zhvillojë sot kundër Danimarkës në orën 17.45. Trajneri Hasani ka treguar përpara ndeshjes se skuadra daneze është e fortë por përgatitja jonë na motivon për një rezultat pozitiv.
Me këtë rast, tifozët fanatikë të Kombëtares, Tifozat Kuq e Zi kanë premtuar se do t’i qëndrojnë pranë Kombëtares së Futsallit për ti dhënë përkrahje deri në ndeshje e fundit.
Të kujtojmë se Shqipëria bën pjesë në grupin G.
23 janar, Shqipëri – Danimarkë (17.45)
24 janar, Norvegji – Shqipëri (17.45)
26 janar, Shqipëri – Zvicër (20.15)
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 Komente:
Post a Comment