Monday, January 14, 2013

Letër e hapur federative sportive në Shqipëri e Kosovë





Të nderuar zyrtarë të Federatave sportive në Shqipëri e Kosovë, po marrim mundin të ju shkruajmë për një çështje jetike që lidhet me sportin shqiptar dhe cilësinë e tij.Ne, Tifozat Kuq e Zi, shqiptarë të mbledhur nga të gjitha trevat shqiptare ku jetojnë sot shqiptarët e ndarë, dhe nga të 4 anët e botës ku jetojmë në mërgim, ju shkruajmë këtë letër:

Kërkojmë nga ju që t'i bëni detyrat e shtëpisë në përputhje me interesat kombëtare. Konkretisht, në ligat përkatëse lojtarët shqiptarë nga Kosova të konsiderohen si lojtarë vendor, e jo lojtarë të huaj, dhe anasjelltas, lojtarët nga Shqipëria mos të konsiderohen në Kosovës si lojtarë të huaj.
Për t’ju paraprirë deklaratave që mund të dalin “se nuk e lejon organizmat ndërkombëtar”, po ju japim vetëm një precedent:

Federata greke e futbollit (EPO), në vitin 2009 ka vendosur që futbollistët shqiptarë të luajnë si komunitarë, ndërsa Federatat shqiptare në Shqipëri e Kosovë sillen si “të huaj” mes vete.
Ky turp nuk duhet të vazhdoj më, që për fajin e burokratëve të këtyre institucioneve të pësojnë lojtarët.
Andaj, kërkojmë fuqimisht nga ju që ta bëni këtë ndryshim në kohën sa më të afër të mundshme në mënyrë që edicioni i ardhshëm lojtarët shqiptarë të njihen si lojtarë vendorë, pa marrë parasysh prej cilës trevë vijnë.
Kjo nuk nënkupton që kemi hequr dorë nga liga e përbashkët, por kjo le të shërbejë për periudhën derisa nuk është krijuar diçka e tillë.
Mjaft me broçkulla dhe demagogji - nese nuk i ndihmojme vetes, askush s'do të na ndihmoj!

O sa mirë me qenë shqiptar!
Tifozat Kuq e Zi

0 Komente:

Post a Comment