Ky eshte plani i hartuar ne leter nga Federata Shqiptare e Futbollit, ku punimet per ndertimin e impiantit modern ne Tirane do te nisin me shembjen e tempullit te vjeter te futbollit.
Prej kohesh eshte perfolur se ndeshjet e 12 dhe 16 tetorit ku Shqiperia do te luaje me Islanden dhe Sllovenine ne kualifikueset e Boterorit 2014 do te jene sfidat e fundit nderkombetare ne kete stadium.
Tentativat per ta politizuar ceshtjen e stadiumit te ri ne vend kane nxitur reagimet e paleve te perfshira, ku e interesuara direkt eshte FSHF-ja. Sekretari i pergjithshem i institucionit qe drejton futbollin shqiptar, Eduard Prodani, ka konfirmuar se synimi eshte qe shembja e “Qemal Stafes” te realizohet ne harkun e ketyre dy muajve.
“Prej pothuajse nje muaji kemi diskutuar me Ministrine e Mbrojtjes per ceshtjen e shembjes se stadiumit “Qemal Stafa”, qe do te behet nga forcat xheniere”, pohoi numri 2 i FSHF-se. “Paralelisht me keto bisedime, presim kalimin e pronesise se stadiumit, si edhe po punojme per gjetjen e nje partneri strategjik, i cili do te kujdeset me te gjithe projektin kompleks, duke nisur nga shembja e impiantit te vjeter dhe ndertimi i te riut”, u shpreh ai.
Prodani shtoi se “ndeshjet kualifikuese te Shqiperise ne muajin tetor do te jene te fundit nderkombetare. Sipas parashikimeve shpresojme qe procesi i shembjes te nise brenda ketyre dy muajve”. Nderkohe gjate kesaj kohe ne stadium mund te vazhdojne te luhen ndeshje te tjera te kampionatit dhe Kupes, deri ne nisjen e punimeve.
0 Komente:
Post a Comment