Tifozat Kuq e Zi prej vitesh kanë hedhur platformën për bashkimin e ligave në futboll. Me vëmendje të madhe po i ndjekim zhvillimet e fundit për krijimin e një kampionati kombëtar gjithëshqiptar.
Tifozat Kuq e Zi poashtu janë thellësishtë të zhgënjyer me disa federata( në veçanti Federatën e Basketbollit të Kosovës), e cila kishte kërkuar nga ne që të përkrahnim nismën për një ligë të përbashkët të basketbollit, derisa pak muaj më vonë pas pranimit (me kushte të skuadrës së Prishtinës në Ligën Ballkanike), u tha se nuk u intereson më bashkimi në një ligë, pasi qëllimi tashmë ishte arrirë, që të bëhej trysni tek FIBA!
Kjo është dyfytyrësi dhe është “thikë pas shpine” për Tifozat Kuq e Zi, të cilët përkrahin çdo iniciativë qëllimmirë për bashkimin e sporteve andej e këndej Morinës, dhe jo vetëm.
Tifozat Kuq e Zi konsiderojnë se Superliga e Futbollit e Shqipërisë, nuk mund të quhet “Kampionati Kombëtar” përderisa në gjirin e saj ka vetëm ekipe nga 29.000 km e saj.
Kampionati kombëtar përveç ekipeve nga Shqipëria e Kosova duhet të përfshij edhe ekipet shqiptare në Iliridë dhe ato në Mal të Zi.
Nuk është hera e parë që ju drejtohemi, politika, qeveritë dhe federatat janë informuar prej kohesh si realizohet kjo pa i marrë leje askujt!
Pse nuk e realizojnë të përgjigjen ata. Duam vepra, Jo fjalë. Për të treguar që Tifozat Kuq e Zi nuk janë organizëm që japin vetëm kritika, por që ofrojnë edhe zgjidhje për kritikat që japin, po japim një zgjidhje, konkretisht:
Statuti i FIFA-së:
"Fifa nuk lejon vende dhe klube jo-anëtare të luajnë me vende dhe klube anëtare. Kosova nuk është anëtare"
Zgjidhja:
Mjafton që klubet e Kosovës të regjistrohen në Republikën e Shqipërisë. Klubi Prishtina ka kërkuar prej kohesh tek kryeministri, ministri dhe federatat por ende nuk ka marrë përgjigjë?
Problemi (po i paraprijmë problemit që do ngrejë FSHF pas zgjidhjes më lart)
Klubi Prishtina duhet të regjistrohet në Kategorinë e tretë në Shqipëri
Zgjidhja:
Klubi Prishtina është shumë më i mirë sesa gjysma e klubeve të Superligës në Shqipëri. Si nivel futbolli, si nivel financiar dhe si nivel tifozerik. Të pranohet Klubi Prishtina me vendim të KE të FSHF së bashku me të pakten 4 klube nga Kosova me buxhet më të larte se ato të Superligës së tanishme në Shqipëri.
Jemi në pritje të çdo justifikimi tjetër nga ana juaj. Ju premtojmë që punën do ta bëjmë ne. Nga ju do të nevojitet vetëm nënshkrimi.
O sa mirë me qenë shqiptar!
Tifozat Kuq e Zi
Saturday, January 12, 2013
Tifozat Kuq e Zi kërkojnë bashkimin e ligave shqiptare
Postuar më 8:58:00 PM nga Kombetarja Shqiptare
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 Komente:
Post a Comment