Debatik Curri është gati të zëvendësojë kapitenin Lorik Cana në qendër të mbrojtjes kuqezi.
Lojtari 28-vjeçar ende nuk ka gjetur hapësirat e duhura te Gençerbirligi në Turqi, teksa e kanë penalizuar shumë dëmtimet, por tashmë ndihet mirë për të dhënë maksimumin si në ekipin kombëtar, ashtu edhe në klubin ku bën pjesë. Dje, në një konferencë për shtyp nga rezidenca e kuqezinjve në Durrës, Curri foli për veten dhe Kombëtaren.
Debatik, luajtët pak minuta në Norvegji. Sot prisni aktivizimin tuaj si titullar në miqësoren ndaj Lituanisë?
Sigurisht që pres të aktivizohem, edhe pse ky është një vendim që i përket trajnerit De Biazi. Unë jam gati në çdo moment. Besoj se në këtë ndeshje miqësore do të aktivizohen të gjithë lojtarët. Edhe unë pres shansin tim për të treguar veten.

Sipas jush, sa shërben një takim i tillë për Kombëtaren?
Ndonëse miqësore, për ne kjo ndeshje është shumë e rëndësishme, pasi do të kemi mundësi të ndërtojmë skuadrën e duhur për sfidën e kthimit që do të luajmë në muajin qershor ndaj Norvegjisë.

Në këtë përballje do të mungojë kapiteni Cana. Vetë ky i fundit ka deklaruar për ju se jeni ndër lojtarët që mund ta zëvendësoni më së miri në qendër të mbrojtjes...
Deri në qershor, kur është edhe ndeshja e kthimit, besoj se do të jem gati për të dhënë më të mirën e mundshme. Ka mjaftueshëm kohë dhe unë do të përgatitem shumë për atë ndeshje. Gjithsesi pres që edhe me skuadrën që luaj, të aktivizohem më tepër në pjesën e mbetur të këtij sezoni dhe besoj se do të jem në formën optimale për të bërë detyrën e qendërmbrojtësit ndaj Norvegjisë.

Aktualisht si ndiheni, për më tepër që nuk jeni aktivizuar rregullisht me Gençerbirliginë?
Në fakt ndihem mirë, por besoj se nuk jam në maksimumin tim. Ndeshjet e fundit nuk është se jam aktivizuar rregullisht, por gjithsesi po punoj sa më shumë, në mënyrë që të jem i gatshëm kur të më kërkohet. Gradualisht do të aktivizohem më shpesh.

Si e shpjegoni që tashmë nuk jeni një zgjedhje e parë në ekipin turk?
Ekipi po ecën mirë, por edhe marrëdhëniet e mia me trajnerin vijojnë të jenë korrekte. Pavarësisht se nuk jam pjesë e planeve të tij, unë i respektoj vendimet e tij. Arsyet e mosaktivizimit rregullisht janë të shumta. Së pari në ekip jemi disa mbrojtës që luftojmë për të njëjtin vend dhe tekniku ka zgjedhur që të luajë me lojtarët që e shikon të arsyeshme. Mirëpo ka ndikuar edhe fakti që kontrata ime me këtë skuadër është drejt fundit. Kjo ka bërë që trajneri t’u besojë më shumë futbollistëve që mendohen se do të jenë pjesë e Gençerbirligisë edhe në të ardhmen.

Do të largoheni në verë apo ende nuk e keni vendosur?
Të ardhmen do ta vendos në muajin prill, kur dhe do të ulem të bisedoj me drejtuesit e klubit. Ekziston mundësia që të largohem, por edhe mund të qëndroj sërish te Gençerbirligi.

0 Komente:
Post a Comment