Sunday, May 5, 2013

Zymer Bytyqi do hiqja dorë nga Norvegjia nëse do kisha ftesë nga Kombëtarja Shqiptare

Kombëtarja Shqiptare -  Talenti 17 vjeçar Zymer Bytyqi që mbron ngjyrat e Kombëtares Norvegjeze U17 ka thënë se është i gatshëm të heq dorë nga Kombëtarja Norvegjeze për një ftesë të mundëshme nga ekipi A i Shqipërisë.
Talenti që hyri në historinë e futbollit nordik si lojtari më i ri që ka debutuar në elitën norvegjeze të futbollit (15 vjeç), ka thënë ekskluzivisht për portalin Asport.info se një ftesë nga Kombëtarja A e Shqipërisë nuk do t’i thoshte Jo.
Ai ka treguar se zyrtarët e FSHF-se e kishin kontaktuar edhe më parë për ta marrë në ekipet e moshave por ai kishte refuzuar.
Kohëve të fundit janë shtuar emrat e lojtarëve që kanë luajtur në kombëtaret mosha të shteteve tjera dhe që synojnë “ti kthehen” Shqipërisë.
Bytyqi konsiderohet njëri ndër talentët më premtues në Norvegji, ndërsa aktualisht luan me Sandnes FC si sulmues.

0 Komente:

Post a Comment