Friday, June 7, 2013

De Biazi zbulon formacionin, luajmë me dy sulmues

Kombëtarja Shqiptare - Panvarsisht se gjatë gjithë javës ka kërkuar uljen e euforise në rradhët e tifozerisë kuqezi, trajneri i kombëtares shqiptare Xhani De Biazi nuk e fsheh synimin për të mposhtur norvegjezët edhe në “Qemal Stafa”.
Dëshira e trajnerit italian kuptohet fare qartë edhe nga formacioni që do të zbresë në fushën e lojës nga minuta e parë, ku spikat prania e dy sulmuesve Çani dhe Salihi. Porta do t’i besohet Ertrit Berishës, i cili me gjakftohtësinë e tij i ka dhënë siguri jo vetëm lojtarëve në fushë por edhe trajnerit në pankinë. Pritet që vendin e Canës në mbrojtje ta mbajë Teli i cili do të qëndrojë përkrah Dallkut, Mavraj dhe Agollit.  E reja e formacionit do të jetë mesfushori Valdet Rama i cili pritet ta nisë ndeshjen që nga minuta e parë ndërkohë që Bulku dhe Basha do të jenë sërish siguria e De Biazit në mefushë. Ndërkohë sipas kompanive të basteve përfaqësuesja norvegjeze ka më shumë shanse që të fitojë në Tiranë. Suksesi i skandinavëve kuotohet mesatarisht me koefiçentin 2.3, ndërsa i Shqipërisë me 3.07. Në konferencën e fundit për shtyp para ndeshjes trajneri i kombëtares tonë deklaroi se shpresat për një kualifikim nuk varen vetëm nga kjo ndeshje.
Ndërkohë këto orë kryeqyteti shqiptar është mbuluar nga ngjyra kuqezi, ku në cdo rrugë dhe në cdo shesh ka grumbullime tifozësh që këndojnë dhe përgatiten për ndeshjen më të rëndësishme të viteve të fundit, ajo që mund të hapë rrugën e skuadrës së De Biazit për në Kupën e Botës ‘Brazil 2014’.

0 Komente:

Post a Comment