Kombëtarja Shqiptare - Federata Shqiptare të Futbollit, ka marrë mbi 60.000 kërkesa për bileta në një stadium që nuk mban më shumë se sa 18 mijë shikues!
Një burim i mirëkonfirmuar nga Federata Shqiptare e Futbollit ka thënë se të gjitha institucionet shtetërore kanë dërguar kërkesa të shumta në FSHF, çka e detyron atë që të bëjë një seleksionim të tyre. Biletat për institucionet më të rëndësishme shqiptare, duke futur të gjitha Ministritë, Komisionin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Gjykatën, Prokurorinë, Parlamentin, po pse jo dhe ambasadat do të bëhen me planifikim.
Federata Shqiptare e Futbollit ka lajmëruar se biletat për ndeshjen me Norvegjinë, e cila do të luhet më 7 qershor, në ora 20:30, në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, do të dalin në shitje më 4 qershor. Çmimet e tyre janë të atilla 8000 lekë të reja në tribunën kryesore, 5000 lekë të reja në tribunat anash kryesores, 3000 lekë të reja D2, 2000 lekë të reja D1 dhe D3 dhe 500 lekë të reja C e E-ja.
Dhe pse janë çmime të kripura për xhepat e shqiptarëve, sidomos në këtë kohë krize të thellë financiare në të gjithë Botën, të gjithë duan të jenë të pranishëm në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, atë mbrëmje
0 Komente:
Post a Comment