Kombëtarja Shqiptare - Trajneri i Kombetares Shqiptare, Xhani De Biazi, sot rreth orës 11 ka dalë në konferencë për shtyp. Trajneri i talian ka thënë se e ka publikuar listën të dielën mbrëma pasi kishte frikë nga dëmtimet e mundëshme të lojtarëve të thirrur. “Ne po përgaditemi për Armeninë, por mendjen e kam të dy ndeshjet kualifikuese, Sllovenia dhe Islanda” ka thënë De Biazi.
Ai ka sqaruar se listë së 23 lojtarëve të thirrur do t’u mungoj portieri Palermos Samir Ujkani i cili ka pasur probleme fizike orët e fundit.
Ai ka folur edhe për rinovimin e kontratës, për të cilën ka thënë se do të ulet të bisedoj pas miqësores me Armeninë ta diskutoj këtë çështje me presidentitn e FSHF-së, Armando Duka.
“Ndeshja me Armeninë më shërben për të parë gjendjen fizike të lojtarëve të ndryshëm. Është një test i rëndësishëm, sepse Armenia është një skuadër e mirë, ka fituar në ndeshjen kualifikuese me Danimarkën në transfertë ku ka fituar 4-0, ndërsa në miqësoren më Maltën ka humbur 1-0. Ndaj duhet të futemi me mentalitet fitues “.
Ai ka dhënë edhe përgjigje se pse nuk janë ftuar “senatorë”. Sipas tij mungesa e lojtarë titullar ka të bëjë me mundësinë që dëshiron t’ua jap lojtarëve që po kalojnë një formë fizike të mirë.
Bogdani është pa skuader, ndërsa Salihit nuk besoj se do t’i bënte mirë një udhëtim i gjatë nga Kina për miqësore.
De Biazi ka folur edhe për prurjet e reja, Shkëlzen Gashin e Grasshopersit dhe Ermir Lenjani e St Gallen.
“E kam ndjekur Gashin qysh para një viti, në fillim nuk shfaqi dëshirë të madhe për të luajtur me Shqipërinë, duke qenë se është aktivizuar me U-21 të Zvicrës. Rezultat e Kombëtares si dhe serioziteti me të cilën po punohet e bindën për të veshur fanellën e kuq e zi. Edhe Lenjanin e kemi vëzhguar kaherë, tani le t’ia lëmë fushës, aty do të flasin ata”
Për Loret Sadikun:
“ Sadiku nuk di akoma se cilën Kombetare do ta zgjedhë. Për momentin do ta lëmë të mendoj i qetë, sepse nëse nuk ka motivimin e duhur për të luajtur me Kombëtaren, më mirë të qëndrojë atje ku është.
Për Adnan Januzajn:
Januzaj i Manchester United, është një talent i madh dhe do të ketë shumë sukses nëse nuk do të ketë probleme psikologjike. Po presim momentin e duhur për të biseduar me të dhe do ta ftojmë në Kombëtare.”
0 Komente:
Post a Comment