Kombëtarja Shqiptare - Trajneri Skënder Gega ka zbuluar skuadrën që do të marrë me vete në Spanjë për ndeshjen e radhës së eliminatoreve. Këtë herë kuqezinjtë luajnë vetëm një ndeshje kundër spanjollëve kampionëve të Europës në stadiumin “Las Gaunas”, të qytetit Logrono 350 km larg Madridit. Njëzet e një lojtarë ka grumbulluar Gega që me skuadrën e tij në tre ndeshje të luajtura ende nuk ka marrë asnjë pikë. Kuqezinjtë luajnë më 9 shtator ora 20:30, ndërkohë që grumbullimi këto ditë do të bëhet në Durrës.
Lista:
Tomas Strakosha
Aldo Teqja
Valentin Gjokaj
Arbnor Fejzullahu
Elvis Prenci
Amir Rrahmani
Imbran Bunjaku
Idriz Batha
Edon Hasani
Fabio Hoxha
Herolind Shala
Haxhi Neziraj
Leonit Abazi
Mario Morina
Klodian Gino
Arben Muskaj
Enis Gavazaj
Gersi Delia
Florind Bardulla
Vedat Murriqi
0 Komente:
Post a Comment