Nga sa raportohet nga kryeqyteti i Islandës Rejkjavik, Kombëtarja Shqiptare e Futbollit bashkë me gazetarët dhe stafin përcjellës kanë mbetur të bllokuar në aeroportin e Rejkjavikut. Aeroplani i cili duhej të nisej në ora 11 të paradites së sotme për në Tiranë, akoma nuk është nisur pasi kompania shqiptare e fluturimeve “Belle Air” nuk ka paguar linjën për koridorin ajror, që është e domosdoshme.
Kjo veçse e thellon edhe më tepër krizën brenda Kombëtares dhe paaftësinë e drejtuesve të FSHF-së që të menaxhojnë organizime të tilla sidomos gjatë udhëtimeve në transfertë.
0 Komente:
Post a Comment