
Bjellorusia, ka patur nje mundesi te jashtezakonshme ne pjesen e pare per te kaluar ne avantazh, nepermjet 11 metershit por portieri Etrit Berisha, ka arritur ta prese topin, duke i lene shifrat e bardha. Nga ana tjeter, loja e skuadres shqiptare ka qene konstante dhe e shpejte, duke arritur shpesh ne zonen e bjelloruseve, madje edhe duke rrezikuar. Ne fillimin e pjeses se dyte, loja e kuqezinjve ishte me dinamike, deri ne momentin qe nisi seria e nderrimeve per te dyja skuadrat, e cila ne nje lloj menyre e prishi ekuilibrin ne fushen e lojes. Me gjithe deshiren e te dyja skuadrave s’ka patur mundesi per shenim ne pjesen e mbetur te ndeshjes.
Ne perfundim, gjithcka eshte mbyllur ne barazim pa gola 0-0. Kjo eshte ndeshja e fundit per vitin 2013, e kombetares shqiptare te futbollit.
0 Komente:
Post a Comment