Monday, January 20, 2014

Loret Sadiku: Më kanë keqkuptuar, unë do luaj për Shqiperinë

Loret-Sadiku-Albania
Burimi : SportEkspres
Në një intervistë për “Korneri.net” mbrojtesi Kosovar, Loret Sadiku ka thënë se është keqkuptuar nga mediat kur ka folur në fillim për pranimin e Kosovës në “FIFA”. Mbrojtësi i Helsinborgut ka sqaruar se ai nuk ka thënë për asnjë moment, se nuk do të luajë me Kombëtaren Shqiptare.

“Më vjen mirë që Kosova është lejuar të organizojë ndeshje miqësore dhe une e shoh veten që një ditë të mbaj veshur fanelën e shtetit tim. Por më vjen keq që është folur nëpër media se Sadiku nuk do te luajë për Shqiperinë. Jam duke pritur momentin që të debutoj me kombëtaren Kuq e Zi dhe ta ndihmoj sa më shumë.

0 Komente:

Post a Comment