Friday, January 17, 2014

Ranglista e FIFA-s: Shqipëria ngjitet për një pozitë

Kombëtarja Shqiptare - Shqipëria ka ngjitur një pozitë në ranglistën më të fundit të publikuar nga FIFA.
Kombëtarja e De Biazit, pavarësisht se nuk ka luajtur asnjë ndeshje që prej muajit nëntor, ka përparuar për një pozitë në rangimin e përgjithshëm, dhe tani ndodhet në pozitën e 56-të dhe bashkë me Australinë ndajnë këtë pozitë.
Lista ne përgjithësi  nuk ka përjetuar ndryshime të mëdha pasi që viti i ri ka bërë që shumë vende të mos kenë aktivitete futbolli. Vetëm 18 ndeshje miqësore janë përfshirë në kalkulim që nga Dhjetori i 2013 e deri në gjysmë janar të vitit 2014. Top 25 vendet e para mbeten të pandryshuara, ku Spanja vazhdon të udhëheqë përpara Gjermanisë dhe Austrisë. Ngritje më të lartë ka, Arabia Saudite me 14 vende më lartë, kurse ulje më të madhe kanë Gaboni me 8 vende më poshtë.

0 Komente:

Post a Comment