Monday, February 24, 2014

Lakoviç: Ndeshja me Shqipërinë e rrezikut të lartë

Kombëtarja Shqiptare - Zoran Lakoviç, sekretar i përgjithshëm i Federatës së futbollit të Serbisë në një deklarate për mediat beogradase ka pranuar se ndeshjet me kombëtaren e Shqipërisë në kuadër të grupit I të kualifikimeve për Euro 2016 do të jenë të vështira.Ai ka deklaruar se të gjithë kundërshtarët e grupit janë vështirë, dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim.
për sa i përket organizimit të ndeshjes, Llakoviç ka thënë se “ Fatmirësisht ose fatkeqësisht, kemi eksperiencë në organizimin e këtyre ndeshjeve, e fundit ishte me Kroacinë. Jemi mësuar që ndeshjet e tilla të marrin konotacione tjera nga ato sportive”.
Ai tha se drejtuesit serb janë takuar me ata të Federatës shqiptare të futbollit, menjëherë pas shortit. “Në takimin e parë joformal me delegacionin shqiptar, kemi mësuar se ata mund të na presin jashtë Tiranës. Presim konsultime, biseda dhe organizime të ciklit kualifikues”, tha ai.

0 Komente:

Post a Comment