![]() |
Lorik Cana mbrëm diku rreth ores 3 të mengjesit në avion duke u kthyer ne Shqipëri |
“Nuk na mbrojtën, por na qëlluan. UEFA na kërkoi të ktheheshim në fushë, por ishim të dëmtuar fizikisht”
Kombëtarja Shqiptare - Policia serbe ka goditur lojtarët shqiptarë gjatë futjes së tyre në tunel. Nuk kanë mjaftuar kërcënimet nga tifozët serbë, por partizan të goditjeve janë bërë dhe nga policët serbë dhe rojet private (stjuartët). Një gjë e tillë u bë mbrëmë publike nga shefi i sektorit të Jashtëm në Federatën Shqiptare të Futbollit, Denis Bastari. Në një prononcim për kanalin Super Sport 2, Bastari u shpreh se “Është e vërtetë që policia ka goditur lojtarët në tunel. Isha ulur pikërisht me Lorik Canën në ato momente dhe të vetmet goditje që ai ka marrë, ishin nga stjuartët e stadiumit. Kur janë futur në tunel ka qenë një rrëmujë e madhe, janë goditur lojtarët me shkelma nga ana e punonjësve të policisë apo dhe të stujartëve që ndodheshin aty”. Bastari më tej bën të ditur se policia serbe ka kontrolluar të gjithë çantat e delegacionit, pasi dyshohej se ndodhej aty pulti i telekomandës që bëri të fluturonte flamuri.
Rrëfimi i lojtarëve
Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, u hodh sipër një tifozi serb për të ndaluar për shkak se u godit sulmuesi shkodran, Bekim Bala. “Besoj e keni parë pak a shumë se çfarë ndodhi. Ndodhi episodi i flamurit, ata tërhoqën flamurin. Lojtarët tanë shkuan për ta marrë, u futën edhe lojtarët e tyre dhe denigroi situata. Gjithçka do të ishte brenda kontrollit, nëse tifozët do të qëndronin jashtë. Hynë tifozët në fushë dhe gjithçka doli jashtë kontrollit, pasi u goditën me karrige. U bë problem pasi tifozët u futën brenda, ishte e rrezikshme. Në një moment u ktheva dhe pashë që goditi Balën në kokë, në atë moment, nuk kam arritur të shoh se çfarë po ndodhte, pasi po dhunonin shokun tim. Taulant Xhaka ka hundën e ënjtur dhe nuk shikon mirë. Disa janë dëmtuar në sy, në vend që të na mbrojnë, na kanë goditur”, rrëfen kapiten Cana. Bekim Bala, shkodrani që mori në mbrojtje flamurin shqiptar, duke i marrë nga duart futbollistit serb, shprehet se “nuk kemi frikë për asgjë, gjithsecili mund ta bënte atë sakrificë. Ishim të vetëm, pa tifozë, dhe nuk kishim asnjë siguri”. Portieri Etrit Berisha tha se gjithçka që ndodhi nuk ishte aspak e hijshme. “Atmosfera e tensionuar, si luftë? Ishte edhe para ndeshjes, atmosfera e luftës, ne kishim ardhur me një tjetër qëllim dhe jemi munduar të japim më të mirën tonë. Edhe para lojës e kam ditur se janë të gjithë tifozët duke na shikuar, është jashtëzakonisht emocionuese, kemi tifozët më të mirë në botë dhe do të mundohemi të japim gjithçka për ta”, theksoi gardiani i portës kuqezi.
‘Negociatat’ me serbët
Pas incidentit të ndodhur, për më shumë se gjysmë ore kanë nisur bisedimet për të bindur palën shqiptare për të rinisur ndeshjen e ndërprerë pak se përfundonte pjesa e parë. Kapiten Cana rrëfen se ka pasur propozime për të rinisur ndeshja. “Delegatët thanë nëse ju boshatisin stadiumin, a jeni gati të vazhdoni lojën. Lojtarët tanë ishin të dëmtuar, nuk ndihemi mirë nga shëndeti, për shkak të goditjeve, po ashtu nga aspekti mendor nuk jemi më të fokusuar. Kapiteni i Serbisë e pranoi dhe u bashkua me mendimin tonë”, shtoi Cana. Ndërsa jep vlerësime për rolin që ka luajtur kapiteni i Serbisë, Ivanoviç. Për çështjen e negociatave, ka folur dhe sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku, i cili tha se “Ndonëse ndeshja u ndërpre në mes, në minutën e 42 të pjesës së parë, ajo çka është më e rëndësishme mbetet padyshim dhe gjendja shëndetësore e futbollistëve të Kombëtares shqiptare.
Pas një situate jo të mirë për shkak të incidentit të ndodhur në fushën e gjelbër, gjatë ndeshjes, ne u thamë delegatëve se ndeshja nuk mund të vazhdonte sërish”
VIDEO nga intervista e Lorikut, Dukes dhe disa perfaqesueseve te tjere te kombetares:
VIDEO nga intervista e Lorikut, Dukes dhe disa perfaqesueseve te tjere te kombetares:
0 Komente:
Post a Comment