Thursday, October 23, 2014

Serbi-Shqipëri, vendimi të premten

Komisioni Disiplinor i UEFA-së vendimin për ndeshjen e ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë do ta marrë të premten pasdite.

Sipas portalit serb, B92, Komisioni Disiplinor i UEFA-së vendimin për ndeshjen e ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë do ta marrë të premten pasdite.
 "Vendimi përfundimtar do të shpallet të premten gjatë ditës," ka deklaruar UEFA për B92.
UEFA ka nisur procedurën kundër Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Federatës së Futbollit të Serbisë për incidentin në ndeshjen Serbi-Shqipëri, e cila u ndërpre në minutën e 41-të.
Komisioni Disiplinor i UE
FA-së është dashur që sot ta merr një vendim, por sipas informatave nga B92, ky vendim është shtyrë për nesër pasdite.

0 Komente:

Post a Comment