
“Nuk mendoj shumë për atë që ka ndodhur më përpara. Kjo nuk duhet të përdoret për të dëmtuar ndeshjen, dhe shpresoj që të pritemi në mënyrë të drejtë. Kemi ardhur të luajmë futboll dhe nuk mendojmë për gjërat e tjera. A do ndihemi të sigurtë? Sigurisht nuk presim që vëndasit të brohorasin për ne (qesh). E dime që do ketë fërshëllima dhe ofendime nga shkallët e stadiumit, por ato do na motivojnë akoma më shumë. Ne kemi ardhur këtu për të luajtur futboll dhe për të fituar tre pikë. Për të tjerat kujdeset Uefa, e cila do dënojë nëse do jetë e nevojshme. Nuk njoh asnjë nga lojtarët serb privatisht, por e di sa të mirë janë, prandaj dhe na pret një ndeshje e vështirë” – tha Xhaka.
0 Komente:
Post a Comment