Saturday, November 8, 2014

De Biazi publikon listën: Ajeti, Karabeci e Frashëri thirren për herë të parë

Kombëtarja Shqiptare - Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Xhani De Biazi ka publikuar sot listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore ndaj Italisë respektivisht Francës.
Në mesin e të ftuarve  risitë që bien në sy  janë mbrojtësi i Bazelit, Arlind Ajeti, mesfushroi i Tiranës, Erando Karabeci dhe portieri i shpresave, Stivi Frashëri.
Ajeti që aktivizohet me kampionët e Zvicrës, ka luajtur me ekipet zingjirë të Kombëtares helvete, derisa përfundimisht vendosi t’i thotë PO një ftese nga ana e trajnerit italian të Kombëtares Shqiptare.
Edhe mesfushori Erando Karabeci është grumbulluar për herë të parë me ekipin A të Shqipërisë, pasi më parë ka luajtur edhe për ekipet zingjirë të Shqipërisë.

Kjo është lista e plotë:
10754900_10204746690296555_1348724992_n

0 Komente:

Post a Comment