Kombëtarja shqiptare, ka humbur ka rrëshqitur për tetë vende më poshtë në renditjen e publikuar nga FIFA.
Kuqezinjtë, anipse gjatë kësaj periudhe nuk kanë zhvilluar asnjë ndeshje, si duket barazimi me Francën dhe humbja minimale me Italinë, I kanë kushtuar skuadrës së Xhani De Biazit.
Një muaj më parë, Shqipëria kishte 577 pikë dhe rangohej e 50-ta ndërsa sot në renditjen më të fundit të publikuar ajo figuron me vetëm 243 pikë në vendin e 58-të.
Nga skuadrat e tjera të grupit I eliminator, ku bënë pjesë edhe Shqipëria, Portugalia nuk ka ndërruar pozicionin e shtatë, ashtu sikundër edhe Danimarka që vazhdon të mbetet e 30-ta.
Rënie të lehtë ka pësuar edhe Armenia e cila tashmë renditet e 79-ta e jo e 77-ta sikur ishte deri tani.
Ngjitje ka njohur vetëm Serbia, e cila ka përparuar për +8 vende, dhe tashmë renditet e 38-ta
0 Komente:
Post a Comment