Kombëtarja Shqiptare - Jo vetëm ‘Elbasan Arena’. Nga tetori i këtij viti Shqipëria do të ketë edhe një tjetër impiant futbolli të standardeve më të larta.
Bëhet fjalë për stadiumin e Shkodrës, ‘Loro Boriçi’, i cili pritet të rikonstruktohet totalisht dhe të përfundojë në listën e impianteve me “4 yje”. Kjo do të thotë që në të do të mund të luhen ndeshje ndërkombëtare të niveleve më të larta, duke hequr këtu vetëm finale të Champions League.
Stadiumi do jetë i përshtatshëm për ndeshje në grupe të Champions-it (Shqipëria nuk e ka pasur asnjëherë një impiant të tillë), por duke qenë me një kapacitet të vogël, normalisht nuk futet në ato impiante ku mund të luhen edhe finale të këtij kompeticioni (kërkohet që stadiumi të jetë mbi 30 mijë vendesh).
Duhet thënë se puna për rikonstruksionin e “Loro Boriçi”-t ka nisur që në nëntor, teksa specialistë të Federatës Shqiptare të Futbollit shkuan në Shkodër nga ku morën edhe detajet e para topografike. Më pas, duke qenë se investimi më së shumti do jetë nga qeveria shqiptare, kjo e fundit i kërkoi një studioje italiane që të bënte projektin.
Stadiumi do të jetë gati për ndeshjen kthyese kundër Serbisë.
0 Komente:
Post a Comment