Thursday, March 26, 2015

Drenicasit e Kombëtares të vendosur: Nuk i koritim të parët tanë (FOTO)

Kombëtarja Shqiptare - Dy futbollistët drenicas të Kombëtares së Shqipërisë, Herolind Shala dhe Alban Meha kanë pozuar së bashku.
Shala ka postuar një foto në faqen e tij zyrtare në Facebook ku tregon prejardhjen e tij së bashku me Mehën dhe tregojnë se nuk do t’i koritin të parët e tyre pasi do të japin gjithçka për Kombëtaren.
“Nuk i koritim të parët tanë. Nga Drenica legjendare, japim gjithçka për Kombëtare. @Albanmeha #jemigati #kuqezijeti #HS10”, shkroi Shala në Facebook.
Herolindi me prejardhje është nga Drenasi ndërsa Alban Meha është nga Drenica. Dy lojtarët treguan edhe njëherë se janë patriotë të mëdhenj ashtu si të parët e tyre.

0 Komente:

Post a Comment