Sunday, March 22, 2015

I pandalshëm

Kombëtarja Shqiptare - Një javë përpara sfidës me Armeninë, sulmuesi kuqezi realizoi dy herë në transfertën me Lucernën.

Shkëlzen Gashi i jep një tjetër shtysë drejt titullit Baselit, me dy gola të tij duke u konfirmuar dhe si kryegolashënues i Superligës zvicerane. Një javë përpara sfidës me Armeninë, sulmuesi kuqezi realizoi dy herë në transfertën me Lucernën, që ndjeu dhe mungesën e Jahmir Hykës në fushë. Gashi shënoi fillimisht në minutën e 33, me një goditje dënimi të ekzekutuar mjaft bukur, që i lejoi skuadrës së tij të merrte epërsinë.
Në fillimin e pjesës së dytë Delgado shënoi nga pika e bardhë, përpara se Gashi të realizonte dhe golin e 18-të në kampionat dhe të 20-tin sezonal. Tre minuta më pas Puljic shkurtoi diferencën ndërsa Baseli më pas shënoi dhe golin e 4-1 me anë të Callas, duke u shkëputuar akoma më shumë në krye të renditjes nga ndjekësi i Young Boys. Për Gashin ishin dy gola të rëndësishëm, aq më tepër që vijnë përpara ndeshjes me Armeninë, ne "Elbasan Arena", me De Biasin që duket se i ka në formë të shkëlqyer të gjithë sulmuesit.

0 Komente:

Post a Comment