tër pas ndeshjeve të fundit të eliminatoreve Francë 2016, ku Shqipëria është ngjitur me dy shkallë duke u pozicionuar e 33-ta ndër 54 vendet anëtare të UEFA-s.
Një sukses ky që shijon akoma më tepër pasi falë tij Shqipëria tanimë shikon nga lart poshtë Serbinë në klasifikimin e UEFA-s.
Rivalët e Grupit I kanë zbritur me 4 pozicione pas disfatës që pësuan në shifrat 2-1 nga Portugalia dhe tanimë Serbia në renditjen e UEFA-s gjendet në vendin e 34 menjëherë pas Shqipërisë me afërsisht 400 pikë më pak.
Për sa i përket rivalëve të tjerë të Grupit I të eliminatoreve, Portugalia ka ngjitur një shkallë duke u renditur e 7-ta në Europë, Danimarka qëndron stabël në vendin e 19-të, ndërsa Armenia gjendet në vendin e 37-të. Skuadra që ka pësuar rritjen më të madhe në klasifikimin e UEFA-s është Belgjika që falë fitoreve ndaj Qipros dhe Izraelit ka ngjitur 6 shkallë duke arritur në vendin e 5-të në renditjen Europiane, që kryesohet nga Gjermania, Spanja, Anglia dhe Holanda.
0 Komente:
Post a Comment