Monday, September 5, 2016

Agolli: S’ka rëndësi kush do të jetë kapiten, vetëm ta nisim mirë

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ansi Agolli thotë se nuk ka rëndësi së kush do ta marr shiritin e kapitenit në përballje me Maqedoninë, por sipas tij, e rëndësishme është që skuadra e tij t’i nis më fitore kualifikimet për Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Shqipëria sonte në “Loro Boriçi’ ballafaqohet me Maqedoninë në ndeshjen e parë për kualifikimet e Botërorit të ardhshëm.
“Kapiteni? Nuk ka rëndësi se kush do të jetë. Përballë nuk kemi një emër të madh, por do të jetë një ndeshje e vështirë. Javën e fundit kemi marrë shumë njohuri përsa i përket rivalit. Lojtarët shqiptarë që luajnë për Maqedoninë janë shumë cilësorë, ashtu si edhe lojtarët e sulmit”, tha Agolli.

0 Komente:

Post a Comment